• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Triumfi i parë vjen nga Tirana e Shkodra

by
18/06/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Opinioni publik ka mundur të korrë një fitore domethënëse edhe me vetë hapjen e kësaj teme për debat. Ka fituar në Tiranë, në Shkodër, në Korçë e gjetkë. Ka fituar përgjithësisht në të gjithë Shqipërinë, kudo ku kjo temë diskutohet lirisht dhe ku po lirisht kërkohet transparencë.

Duke nisur që nga viti 2008, ndryshimet kushtetuese i hoqën të drejtën votuesve të zgjedhin njerëzit që ata do të çonin në Kuvend. Ata kishin në dhomën e fshehtë një listë që ju vihej në dispozicion nga partitë dhe duke votuar për të, duhej vetëm të noterizonin vullnetin e kryetarëve të partive që kishin firmosur më parë listën. Dhe ekzistonte, së paku si mundësi, që shqiptarët të ishin të detyruar të votonin/pranonin për deputetë dhe kuaj, nëse ndokush do të sillej si romaku i famshëm dikur. Do ta bënin në Tiranë, në Shkodër apo në Korçë  nëse do t’ua kërkonte frymëzimi partiak për të cilin ata ndanin interesa, bënin tifozllëk apo edhe thjesht ndanin vetëm simpati apo dashuri politike.

Kësaj rradhe gjërat duket se kanë ndryshuar ose kanë dhënë shpresë të ndryshojnë. Duke nisur kryesisht nga presioni i bërë nga jashtë mbi Tiranën, tashmë ka shumë më shumë vëmendje publike për kandidatët e përzgjedhur nga partitë. Arsimimi i tyre, e shkuara, “data base” e premtimeve të mbajtur apo të pambajtur, e nesërmja dhe shumë çka tjetër e CV-së së tyre, është shumë më e kontrolluar. Me fjalë të tjera, rrjeta e vëmendjes publike është shumë më e hollë dhe e thurrur më dendur. Por dhe ajo ka fatin e rrjetave të zakonshme të peshkimit: çfarë ndalon të kalojë matanë një sardele, shqyhet lehtë nga një peshkaqen. Pozita mohon të ketë të inkriminuar në listat e saj të kandidatëve. Opozita pretendon të kundërtën. Rama përmend Mziun e Kamzës si të dënuar nga një shkallë gjyqësor dhe konsideron idiote opozitën, Basha përmend Roshin e Bushin dhe e quan Ramën hutaq.

Megjithatë, të paktën hapi i parë për dekriminalizim është bërë. Nuk është keq si fillim në një terren si Shqipëria postdiktatoriale që të pasurin e konsideronte gjithmonë të zotin pavarësisht mënyrës sesi i kishte bërë paratë dhe të fortin e konsideronte si aset politik, pavarësisht diplomave universitare të marra pa kryer më parë shkollën e mesme.

Forca tërheqëse ekzotike që afronte kjo specie në politikë, tashmë ka rënë. Siç ka rënë dhe premtimi i ndërkombëtarëve i bërë dikur, se ekzaktësisht në 13 maj, ata do të flisnin publikisht dhe me emra të përveçëm për personat e inkriminuar që mund të kandidonin në këto zgjedhje. Ndoshta, përtej pengesave diplomatike, është gjykuar se noti mësohet duke hyrë në det dhe jo duke folur për detin. Se leksioni më i mirë është ai që mësohet vetë nga brenda dhe jo ai që vjen si recetë nga jashtë.

Demokracia në Shqipëri, në stadin që është dhe ligjet nuk afrojnë dot mekanizmat që individë me të shkuar kriminale të mos votohen. E drejta për t’u zgjedhur është universale dhe mund të refuzohet vetëm me një vendim gjykate. Asnjë ligj nuk mund të vazhdojë të konsiderojë si pamundësi zgjedhjeje për një individ që në të shkuarën ka pasur probleme me ligjin. Më shumë se çështje ligjore, kjo është çështje morale. Më shumë se me këta lloj individësh, kjo çështje ka të bëjë ende me vullnetin politik të drejtuesve të partive në Shqipëri, por dhe emancipimin e votuesit. Që nuk e quan të ndershëm hajdutin dhe nuk e voton apo që nuk e beson banditin dhe nuk i jep votën. Ka të bëjë dhe me transparencën. Njëlloj si ca lloje mikrobesh shumë të qëndrueshëm në temperatura shumë të larta apo shumë të ulta, por që ngordhin në kontaktin e parë me diellin.

Next Post

Të mirat e agjërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In