• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritoli në makinën e prokurorit/ Pista e hetimit, dosja e pronave në bregdet

by Java News
23/12/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si sulmet e mëparshme ndaj njerëzve të drejtësisë, që kanë mbetur për vite me radhë pa autor, duket se edhe shpërthimi i eksplozivit në makinën e prokurorit Albert Kuliçi do të ketë të njëjtin fat.

Edhe pasi kanë kaluar më shumë se 40 orë nga ngjarja, Policia nuk ka identifikuar ende asnjë të dyshuar, madje edhe personat që janë shoqëruar, kanë qenë dëshmitarë apo të njohur të Kuliçit.

Kamera e sigurisë që fiksoi një person të dyshuar si autor nuk ka fokusuar asnjë detaj, që mund të shërbejë për identifikimin e tij. Ndërsa ashtu si në momentin kur kishin kaluar vetëm pak orë nga ngjarja, edhe dje burimet konfirmuan se hetimet janë përqendruar te detyra e prokurorit Kuliçi.

Sipas tyre nuk ka asnjë dyshim se ngjarja lidhet me detyrën. Janë përjashtuar konfliktet apo probleme të tjera që ai mund të ketë pasur, pasi nuk janë konstatuar as nga veprimet paraprake hetimore, por janë mohuar edhe nga vetë prokurori.

Burime nga Policia e Vlorës thanë se hetimet janë përqendruar te dosjet që prokurori Albert Kuliçi drejton në hetime. Prej vitesh ai punon në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërsa dosjet që ka kaluar në duar kanë qenë mjaft delikate.

Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka pasur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë që u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Megjithatë, duket se vëmendja e grupit hetimor është përqendruar te dosjet e pronave në bregdetin e Vlorës. Kjo, edhe për shkak se hetimi i këtyre çështjeve ka prekur interesa të mëdha dhe në këtë formë autorët kanë dashur ta paralajmërojnë prokurorin, duke i vendosur eksploziv në makinë.

Next Post
“Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët”, shoqëria civile padit në SPAK disa zyrtarë

"Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët", shoqëria civile padit në SPAK disa zyrtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In