• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritoli në banesën e gjyqtarit, policia: 30 mijë € shpërblim për informacione mbi autorët

by A R
30/04/2024 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që ka informacion në lidhje me autorin që vendosi tritolin në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj.

“Krahas veprimeve intensive të grupit hetimor, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara. Për çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të rastit, DVP Shkodër vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro. Kushdo që ka informacion duhet ta dërgojë në numrin 069 41 05 436. Policia e Shtetit iu garanton anonimat të sigurtë. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër siguron qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të garantuar rend dhe siguri publike”, njoftuan uniformat blu.

Kujtojmë në orët e para të mëngjesit të së hënës, në banesën e gjyqtarit Stërkaj u vendos një sasi lënde tritoli. Nga kamerat e sigurisë ka qenë një person që i është afruar banesës së gjyqtarit të Shkallës së Parë dhe pasi e ndez fitilin largohet me vrap. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Dyshimet e para të ngjarjes lidhen me detyrën e Tonin Stërkajt, megjithatë nuk përjashtohen as pista të tjera. Pas ngjarjes, KLGJ e vendosi gjyqtarin në mbrojtjen e policisë për 6 muaj.

/a.r

Next Post
Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com