Ernest Gjuta, i arrestuar si i dyshuar se kishte marrë pjesë në atentatet me tritol ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është lënë i lirë sot nga gjykata.
Në seancën e sotme, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar lirimin e Ernest Gjutës. Ky i fundit ka qëndruar rret 3 muaj pas hekurave, por gjatë kësaj periudhe organi i akuzës nuk ka gjetur elementë të cilët e implikojnë drejtpërdrejt të riun në dy atentatet në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe atentatin e ngelur në tentativë në makinë e tij në rrugën Muhamet Gjollesha.
Së bashku me Ernest Gjutën u arrestuan dhe shtetasit Emirojn Gjuta, Lumjan Matmuja dhe Erjon Dule. Ata ndodhen ende në paraburgim ku po hetohen për pjesëmarrje në shpërthimet e shkurtit të këtij viti.









