• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta takon kryeparlamentarin Çiçek

by
22/05/2015 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek i cili gjendet në Tiranë në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kryetari i Kuvendit Meta e falenderoi homologun Çiçek për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të SEECP si dhe për mbështetjen e fuqishme që Turqia i ka dhënë funksionimit të Asamblesë Parlamentare.

Meta duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta vllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve theksoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet përqendruar në mbështetjen e punës së dy qeverive respektive për shumëfishimin e kontakteve dhe shkëmbimeve të gjithanshme bilaterale, veçanërisht shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Nga ana e tij Çiçek shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të SEECP dhe vlerësoi angazhimin e Kryesisë Shqiptare gjatë vitit të kaluar të kësaj nisme të rëndësishme rajonale.

Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, Çiçek shprehu dëshirën për një vizitë zyrtare të Meta në Turqi, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.

IMG_3015 IMG_3040

Next Post

Ibrahimovic: Lamtumirë PSG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com