Një sasi tritoli është zbuluar mëngjesin e sotëm në një automjet, ndërsa lënda plasëse është gjetur nga vetë objektivi.
Mësohet se sasia e tritolit i ishte vendosur ish-kreut të komunës Baz të Burrelit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Drita’ të Burrelit. Kjo është hera e dytë që ish-kryekomunarit të Bazit i vendoset tritol.









