Një shpërthim eksplozivi është regjistruar gjatë natës në Lushnjë por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Policia bën me dije se mjeti tip ‘Golf’ në pronësi të Arbër Shurdhit me targa AA 430 FY ishte parkuar para banesës së tij teksa ka shpërthyer sasia e eksplozivit..
Ndërkohë, deri tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton për zbulimin e autorëve të krimit./a.m.