Detaje të reja mësohen nga shpërthimi me eksploziv në një hotel në Sarandë mbrëmjen e së dielës.
Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në hotel “Dea” i cili ka qenë në pronësi të Pajtim Yzeirit nga Fieri, i vrarë në vitin 2001 në Spanjë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se hoteli kishte kohë që ishte dhënë me qira.
Pajtim Yzeiri është gjetur me kokë të prerë në vitin 2001 në Spanjë.
Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/a.r











