Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në makinë iu sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 2 kallëp tritoli, 6 karikator dhe municion luftarak.
Sipas policisë, i riu po vinte në nga Durrësi në Tiranë me qëllim për ti shituar kundrejt fitimit.
“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndjekur shtetasin T. C., i cili po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikator, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit”, sqaron policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
g.kosovari