• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tritan Shehu: Vizita e Metës në Greqi ishte e frytshme, Serbinë nuk e kemi partner

by Java News
14/10/2016 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka folur për diplomacinë shqiptare dhe vizitat e dy liderëve kryesorë në vend, Kreut të Kuvendit Ilir Meta në Greqi dhe kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Duke folur për raportet e Shqipërisë me Greqinë, Shehu tha se mes dy vendeve ka marrëveshje shumë të mira që janë goditur artificialisht. Për sa i përket çështjes së pronave të çamëve, Shehu theksoi se ajo duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore por në një frymë bashkëpunimi dhe konstruktive.

VIZITA E METËS NË GREQI

Shehu e quajti vizitën e kryeparlamentarit Meta në Greqi të mirë dhe të frytshme.

“Ne arritëm të bënim marrëveshje shumë të mira me Greqinë por që u goditën artificialisht. Duhet t’i kushtojmë rëndësi për momentin marrëdhënieve me Greqinë për të zgjidhur së bashku problemet. Një ndër to problemi i pronave. Fryma e bashkëpunimit do lehtësojë diskutimin e këtij problemi që është më shumë gjyqësor. Një vizitë e mirë dhe e frytshme e Metës padyshim që shtyn në këtë drejtim”, tha Shehu.

PËR PDIU

Për sa i përket qëndrimit të PDIU për vizitën e Metës, Shehu tha se si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri ka rryma që nuk duan që këto çështje të zgjidhen në mënyrë ligjore.

“Por unë them që ka edhe në Shqipëri siç ka edhe në Greqi të tilla rryma. Një politikë e mençur duhet t’i tejkalojë këto. Që në momentin që është firmosur traktati i miqësisë është shpallur rruga de jure e këtyre problemeve. Duhet insistuar për zgjidhjen ligjore të këtyre probleme. Nëse insistohet siç bëjnë disa rryma të caktuara në Greqi, këto nuk do të zgjidhen kurrë. Diplomacia nuk është arti i luftës por i kompromisit.

Problemet me pronat kanë shumë individë në Greqi, zgjidhja e këtij problemi kërkon mirëkuptim dhe dialog konstruktiv. Acarimi i çështjeve dhe përdorimi për populizëm dhe kapital politik rrezikon të mos zgjidhen kurrë. Të mos përdorim populizmin në politikën e jashtme”, deklaroi Shehu.

VIZITA E RAMËS NË SERBI

Lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, Shehu deklaroi se marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe vendet e rajonit janë lajm i mirë por se Serbia nuk është partneri kryesor i Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria ka partner kryesor Kosovën, Greqinë dhe më pas fqinjët, ndërsa me Serbinë duhet të ekzistojnë marrëdhënie normale por jo më të ngushta se me Maqedoninë apo çdo vend fqinj.

“Është një lajm i mirë që Shqipëria të ketë marrëdhënie të mria me vendet e rajonit. Është lajm i mirë ky. Por, Serbia nuk është partneri ynë kryesor në rajon. Pas Kosovës për ne partneri kryesor është Greqia. Serbia partner që duhet të bashkëpunojnë, por pa protagonizma që janë të dëmshme dhe jo të frytshme. Me Serbinë duhet të kemi marrëdhënie normale por ka një cak. Nuk mund të kesh marrëdhënie më të ngushta se me Maqedoninë. Jep mesazhe të këqija. Diplomacia ka edhe cak. E drejtë ndërhyrja e ministrit të jashtëm të Kosovës”, tha Shehu.

BW/d.i.

Next Post
Pyetja pa përgjigje… KU janë alienët?! (dhe një paradoks i viteve 50′)

Pyetja pa përgjigje... KU janë alienët?! (dhe një paradoks i viteve 50')

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In