• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tritan Shehu: Qeveria nuk ka bërë asnjë organizim për ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës

by Java News
11/08/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD dhe njëherazi zv/rektori i Universitetit Katolik, Zoja e Këshillit të Mirë, Tritan Shehu thotë se qeveria s’ka organizuar një aktivitet për shenjtërimin e Nënën Terezës.

Sipas tij, qeveria s’ka publikuar asnjë program zyrtar të Shqipërisë për shenjtërimin e humanistes shqiptare nga Vatikani në 4 shtator.

“Veç pak javë nga dita e shenjtërimit, nuk ka të publikuar asnjë program zyrtar të Shqipërisë në funksion të këtij evenimenti historik. Kjo periudhë duhej të ishte me ditë të mbushura me aktivitete në ngritje, për tu finalizuar me një pjesëmarrje dinjitoze, maksimalisht të dukshme, të gjerë të shqiptarëve kudo nga janë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora, Emigracioni në Sheshin “Shën Pjetër””, shkruan në Facebook, Shehu.

Ai ngre dhe shqetësimin e mungesës së një busti të shenjtores shqiptare në Tiranë.

“Këto ditë në prag të 4 Shtatorit, sheshi me atë emër ku në qendër duhej të ishte shtatorja dinjitoze e saj, transmeton boshllëk. Ai Shesh në prag të Evenimentit të Madh duhej të ishte kthyer në Qendrën mbarë Shqiptare për Nene Terezën”, vijon ai.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut:
“Në Shqipëri, asgjë konkrete deri më sot për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, personalitetit më të madh të
periudhës moderne të Kombit Shqiptar, ngjarje madhore për historinë tonë.

Qeveria jone mburret me vendosjen e bustit të Saj në Rio, dhuratë e veprim pozitiv i yni ky.

Për ironi, në Tiranë nuk ka asnjë monument të Nënë Terezës.

Këto ditë në prag të 4 Shtatorit, sheshi me atë emër ku në qendër duhej të ishte shtatorja dinjitoze e saj, transmeton boshllëk.
Ai Shesh në prag të Evenimentit të Madh duhej të ishte kthyer në Qendrën mbarë Shqiptare për Nënë Terezën.

Është e vërtetë që Nënë Tereza nuk punoi për monumente e lavdi, ajo punoi për njerëzit.

Dhe njerëzit, veçanërisht bashkëkombësit e saj pra ne shqiptarët, duhet ta pasqyrojmë në të gjitha planet krenarinë që ndjejmë për veprën e saj.

Veç pak javë nga dita e shenjtërimit, nuk ka të publikuar asnjë program zyrtar të Shqipërisë në funksion të këtij evenimenti historik.

Kjo periudhë duhej të ishte me ditë të mbushura me aktivitete në ngritje, për tu finalizuar me një pjesëmarrje dinjitoze, maksimalisht të dukshme, të gjerë të shqiptarëve kudo nga janë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora, Emigracioni në Sheshin “Shën Pjetër”.

Shqipëria duhet të jetë aty e gjitha së bashku, larg “inateve” e xhelozive tona.

4 shtatori është një rast i papërsëritshëm jo vetëm për të shprehur krenarinë tonë ndaj Nënë Terezës e veprës së saj, për tu krenuar para botës, por dhe për të marrë respektin botëror ndaj nesh.

Mos ta humbim këtë mundësi, se kështu nuk do të respektojmë vlerat tona më të mëdha.
Dhe kur nuk respekton veten mos prit të të respektojnë të tjerët”.shqiptarja.com/a.k

Next Post

Paloka lajmëron protesta: Do krijohen situata të tilla për qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In