Eksponenti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar reformën në drejtësi. Ai u shpreh se meritë për këtë ka Partia Demokratike e cila sipas tij është iniciuese e kësaj reforme.
Shehu u shpreh se ligji për dekriminalizimin është pika nga ku fillon reforma në drejtësi.
Shehu vazhdoi më tej teksa tha se udhërrëfyesi i kësaj reforme do jetë pikërisht Komisioni i Venecias. Ai përshëndeti gjithashtu qëndrimin e ambasadorit Lu lidhur me këtë reformë.