• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona

by Java News
23/12/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht të dhëna të reja mbi pasurinë e plotë të deklaruar nga deputetët, të cilët dorëzuan mandatin në shkurt-mars 2019, në kuadër të skenarit Berisha-Meta për rrëzimin e qeverisë Rama. Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në  ‘Guest House’ ose bujtinë. Tritan Shehu, pjesë e aksionit të Berishës, deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2.

Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, i 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMË X5. Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.

Deputeti i PD-së Edi Paloka, pjesë e grupit të Berishës për të rimarrë kontrollin e partisë, përpos dy banesave në Tiranë dhe Golem, deklaron katër parcela tokë arë në Kavajë, me sipërfaqe të papërcaktuar, si dhe një vresht, gjithashtu me sipërfaqe të papërcaktuar, trashëguar sipas tij nga babai. Paloka deklaron edhe një garazh, makinë Range Rovër si dhe 4 llogari bankare në vlerat 95 mijë euro, 29 mijë euro, 3 mijë euro dhe 38 mijë lekë.

Për shkak të dorëzimit të mandatit, ka deklaruar pasurinë nga fillimi edhe Agron Shehaj, aktiv në konfliktin Berisha-Basha. Agron Shehaj deklaron një pasuri me vlerë rreth 19 milionë euro, ku përfshihen apartament në Tiranë 125 mijë euro, dy apartamente dhe 3 vendparkime në Tiranë me vlerë 729 mijë euro, apartament në Itali 1 370 000 euro, llogari bankare 242 mijë euro dhe 66 mijë euro, të drejta në kompaninë ‘Sestante Holding’ me vlerë mbi 7.3 milionë euro, truall në Itali 1.1 milionë euro dhe ndërtesë dhe truall në Itali 2.9 milionë euro.

Gjithashtu Shehaj ka në pronësi apartament, 2 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 950 mijë euro, apartament, 4 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 2.6 milionë euro, apartament në Milano të Italisë 1.9 milionë euro, të ardhura nga investimet 390 mijë euro etj.

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili sapo ka nisur një lëvizje politike, deklaron prona me vlerë 4 milionë USD, ndërsa është marr vendimi për t’i kompensuar një pjesë tjetër pronash me vlerë 360 mijë euro. Shehi thotë se pronat e bashkëshortes së tij, Enkeleda Shehi, janë ende në proces njohje dhe gjyqesh. Shehi deklaron apartament në Orikum me vlerë 3 milionë lekë, apartament në Pogradec 20 mijë euro, apartament në Tiranë 82 m3 me vlerë 1.7 milionë lekë, apartament në Tiranë 200 m2, apartament në Tiranë 208 m2, makinë X5 etj.

Next Post
“Skuadronët me maska të zeza” të Kombinatit: Ne “kriminelet”, kundër Lulzim Bravës dhe deri në vdekje përkrah Sali Berishës

“Skuadronët me maska të zeza” të Kombinatit: Ne “kriminelet”, kundër Lulzim Bravës dhe deri në vdekje përkrah Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com