• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trio e vendosur

by Java News
27/03/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e tij. Por kjo nuk ishte e mundur sepse Xi kishte të bënte në Francë me një trio: përveç presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, edhe me presidentin e Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Këta të tre i treguan Xi-së se në çështjet e tregtisë BE është në një front të përbashkët.
Për fat të keq kjo nuk vlen për të gjithë BE. Xi vjen në Francë direkt nga Italia. Qeveria e Romës pati hedhur tapetin e kuq duke aprovuar të marrë pjesë në projektin më të madh infrastrukturor të Kinës, “Rrugën e re të mëndafshit”. Italia është vendi i parë industrial perëndimor që ndërmerr një hap të tillë. Për firmat italiane pritet të ketë përfitime, por fillimish përfitimet janë për firmat kineze në Itali. Pas gjithë kësaj fshihet një strategji afatgjatë e drejtuar nga shteti: Kina kërkon të ngrejë një urë të re në Europë, duke ndërtuar për shembull portet italiane në Trieste dhe Gjenova.

Hasselbach Christoph Kommentarbild AppChristoph Hasselbach

Mosbesimi në rritje

Gjithnjë e më shumë qeveri (jo vetëm perëndimore) i shohin me sy kritik investimet kineze në vendet e tyre. Shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me varësinë e madhe ekonomike dhe humbjen e pozicionit drejtues në fushën e teknologjisë, nëpërmjet shitjes së firmave tek Kina. Kur firma kineze e telekomunikacionit Huawei merr pjesë në krijimin e rrjetit mobil 5G, ekspertët e çështjeve të sigurisë mendojnë se Kina mund ta përdorë rrjetin edhe për spiunazh. Prandaj, SHBA për shembull, Australia dhe Zelanda e Re, e përjashtojnë Huawein nga G5.

Merkeli e kritikoi Italinë për rrugën që ka nisur e vetme. Ajo tha javën e kaluar në takimin e nivelit të lartë të BE, se “është mirë të veprojmë të bashkuar”. Por, vetë Gjermania ka vite që e ka trajtuar Kinën me shumë naivitet. Që kinezët nuk i lenë europianë të zenë në treg vendin që kinezët kanë në Europë, ka të bëjë edhe me Gjermaninë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Tregëtia me Kinën është për Gjermaninë si vend eksportues, shumë e rëndësishme, prandaj ekziston druajtja se fjalët e ashpra përbëjnë rrezik për reprasalje.

Por atmosfera ka ndryshuar, edhe në Gjermani. Mbase prej sinjaleve alarmuese të 2016, kur prodhuesi i robotëve Kuka u ble prej kinezëve. Anasjelltas një blerje e tillë nuk do të kishte qenë e mundur. Që nga ajo kohë, jo vetëm qeveria gjermane por edhe Komisioni i BE vret mendjen si të mbrojë Europën nga “shitja” dhe çfarë roli të luajë politika në këtë çështje.

Kina kërkon hegjemoni

Kjo nuk do të thotë se duhen ngritur pengesa ndaj Kinës dhe duhet refuzuar në përgjithësi nisma për ndërtimin e “rrugës së mëndafshit”. Ajo që kërkohet janë kushte të ndershme dhe qasje të njëjtë në treg. Kur Donald Trump morri drejtimin në Shtëpinë e Bardhë dhe bëri të ditur politikën e tij “America first”, Berlini dhe Parisi u gëzuan shumë që Kina doli dhe e ofroi veten si shpëtimtare të multilateralizmit. Por Kina nuk kishte si synim multilateralizmin, por bilateralizmin dhe përpjekjet e saj hegjemoniste. Është interesante që Donald Trump tregon tani që Kina mund të vihet në lëvizje për të bërë lëshime. Për shkak të mungesës së peshës në politikën botërore, asnjë shtet europian nuk do të ishte i vetëm në gjendje që të bënte një gjë të tillë, por BE si e tërë, po. Por për këtë BE duhet të veprojë si në bllok i vetëm. Prandaj prezantimi i përbashkët i Macronit, Merkelit dhe Junckerit me Xi-në ishte sinjali më i rëndësishëm që u dha. /DW

 

 

Next Post
Ja dy pistat e hetimit për vrasjen mafioze të Jurgen Kurtit

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, dalin detaje të reja për autorët e dyshuar dhe rolet e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In