• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trinija e Shenjtë shqiptare

by Lorenc Vangjeli
07/09/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në kohën kur vendi nisi t’i shkëputej Lindjes komuniste, pikërisht në perëndim të bindjes se Shqipëria ishte qendra e botës, në Tiranë u bë një zbulim i papritur. Bota përtej Shqipërisë ishte shumë më e madhe sesa mendohej. Nuk ishte bardh e zi si në ekranet e televizorëve Iliria, nuk ishte vetëm me dëshpërim gri si në filmat e neorealizmit italian.

U zbulua se Parisi i mjerë Hygoit, Londra me mjegull e Dikensit apo dhe vetë bregu përtej i Atlantikut, ishin plot me ngjyra e me plazhe.

U zbulua se ne shqiptarët nuk ishim populli më i pasur në botë, më i lumturi, më i bukuri, se topat tanë ishin më të fuqishmit, raketat më të ngritura, ushtria më e forta, shëndetësia më profesionalja. Kuptuam se nuk kishim rrugët më të drejtat e urat më të lartat dhe se nuk ishim më inteligjentët siç na rezultonte në barsaletat që nisnin me fjalët: ishte njëherë një shqiptar, një gjerman dhe një amerikan që takuan një vajzë kinge…

E kështu me rradhë, zbulimi përfshiu me rradhë një rradhë të pafundme gjërash që nuk fillonin me bukën që gjetkë ekzistonte në më shumë se dy lloje dhe nuk përfundonte tek djathi që ishte shpikur në më shumë se dy llojet që njiheshin, i bardhë dhe kaçkavall. Një nga meritat e izolimit ishte pikërisht kjo: mungesa e një sistemi referimi, e një sistemi kontrastesh dhe krahasimesh për të kuptuar realisht veten.

Nuk njihnim të tjerët.

Nuk na njihnin të tjerët.

Atëherë, si kudo gjetkë në Ballkan, Shqipëria ju dorëzua lavjerësit të humorit të publikut. Publiku në rizgjim dëshmoi shpejt ekstremin tjetër: nga bindja se ishim më të mirët, në dorëzimin para fatalitetit se ishim më të mallkuarit.

Një cikël nga skaji në skaj që ndoshta përfshin gjithë shndërrimet e mëdha.

Ato që kanë të bëjnë jo me evolucionin, por revolucionin.

Një çerek shekulli më pas, mbas kalimit të lavjerësit drejt qendrës, shumëçka është qetësuar dhe Shqipëria po shihet gjithmonë e më shumë me sy realist nga vetë shqiptarët. Si atdhe i ofertave të kufizuara, por edhe i mundësive pothuaj të pafundme. Si tokë e ankthit për mbijetesë, por edhe e shpresës për ikje.

Sot njohim shumë nga të tjerët.

Të tjerët na njohin pak më shumë.

Madje duke nisur nga e diela edhe më shumë se më parë. Shenjtërimi i Nënë Terezës është mrekullia e rradhës që shenjtorja bëri për gjakun e të parëve të saj dhe për gjuhën e nënës së saj. Nga ajo anë e Adriatikut, Shën Tereza afroi mundësinë për pak më shumë vëmendje në këtë anë të tij. Një ngjyrë më shumë në pasaportë. Një identikit më shumë për çdo individ që flet shqip. Duke afruar për botën një sistem referimi, një sistem kontrasti e krahasimi me të cilën bota mund të njohë më mirë këtë skaj aspak të shenjtë të saj.

Bashkë me Gjergj Kastriotin dhe Ismail Kadarenë, Shën Tereza është një nga kulmet e Trinisë së Shenjtë të njerëzve të mëdhenj që e bëjnë më të madh këtë vend fare të vogël. Të tre këta shqiptarë të mëdhenj janë një simbol i jashtëzakonshëm i të nesërmes shqiptare që mund të zhvendoset në Perëndim vetëm me forcën e lirisë, me durimin vetmitar të talentit të individëve dhe mbi të gjitha, me dashurinë e madhe të modestisë dhe të sakrificës.

Kjo Trini e Shenjtë është nga ato pak gjëra që mund të afrohen si kartë antarësie që paguhet në hyrjen e një klubi eskluziv. Kjo Trini e Shenjtë dëshmon edhe sesa e vogël është përditshmëria e konfliktit të pafundëm politik në Tiranë, sesa meskine, e vogël dhe e dobët është e përkohshmja e saj, përballë nevojës që individi shqiptar të jetojë më mirë se dje. Pavarësisht nga besimi. Pavarësisht nga gjuha me të cilën i lutet partive që kanë qeverisur këtë vend në 25 vjet. Për të mos u shtyrë në gjysmë shekulli më tej kur qeveriste me dorë të hekurt një tjetër shqiptar shumë i njohur në Perëndim që e mbajti vendin në vathën e Lindjes.

Next Post
Unioni i Prokurorëve: Miratoni 6 ligjet e drejtësisë, situata është dramatike 

Unioni i Prokurorëve: Miratoni 6 ligjet e drejtësisë, situata është dramatike 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In