• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trinia e shenjtë e Dritëroit që nuk ishte shenjt

by Lorenc Vangjeli
08/02/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Zakonisht ishte e shtypur në një letër me madhësinë e një pothuaj letre hundësh. Nga ato që shitësit e sotëm ambulantë e shesin për 20 lekë.

Dikur kushtonte sa fati i një jete.

Copëza magjike e letrës me ngjyrë të vërdhë të pistë – nga njëra anë me pak shkëlqim dhe nga ana tjetër me një “mat” të zbehtë – shkruhhej me makinë shkrimi me një tekst standart. Pak a shumë, nën emërtimin” “Vërtetim”, ajo dëshmonte se nxënësi filan kishte shfaqur prirje për letërsi dhe ishte i talentuar. Vërtetimi i lëshohej për efekt të studimeve të larta universitare. Në shumicën dërmuese të rasteve ajo letër jo vetëm pinte mjaftueshëm ujë, por premtonte të dehte me lumturi për gjithë pjesën tjetër të jetës mbajtësin e saj.

Dritëro Agolli ka firmosur me dhjetra dhe ndoshta qindra të tillë vërtetime. Ato u shërbenin të rinjve që kishin problem me të drejtat e studimit që afronin strukturat shtetërore të kohës. Sot është e pabesueshme sesi disa njerëz krejt anonimë të një seksioni arsimi në komitetet ekzekutive të rretheve, vendosnin nisur vetëm nga një notë mesatare gjimnazi se çfarë të drejte studimi do të merrte njëri apo tjetri nga adoleshentët rinisë komuniste të kohës. Të merrje të drejtën për të studiuar për mjekësi, për zooteknikë, për letërsi apo për inxhinieri minierash, për ta ishte njëlloj, por për individin kishte ndryshimin që kishte vagina për gjeologun dhe struktura gjeologjike për gjinekologun

Dritëro Agolli e ndopak të tjerë – Nasi Lera ishte një nga ta – arrinin të mposhtnin zemberekun e ndryshkur komunist me atë copëzën e letrës të verdhë që vërtetonte talentin letrar të nxenësit filan. Apo në raste të tjera shumë më specifike, ndihmonte nxënësin tjetër filan që kishte probleme biografike apo tjetrin dhe tjetrin që kishte matematikën apo historinë e ppsh-së nën notën tetë, që të preknin ëndrrën universitare. Në kushtet e sistemit kjo ishte pothuaj një kryengritje.

Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, një nga organizatat komuniste me të rëndësishme në sistemin e shkuar, por pa asnjë lidhje direkte me ministrinë e arsimit, komitetet ekzekutive apo dhe vetë universitetin e historisë dhe filologjisë, Agolli kishte shumë më tepër se autoritetin e institucionit të tij. Ishte padyshim një nga njerëzit më të rëndësishëm të Tiranës, sa për atë që kishte shkruar si letërsi, po aq edhe për marrëdhëniet njerëzore që kishte krijuar.

Ishte një nga pak njerëzit e mirë në atë kohë të ligë!

Ishte nga njerëzit që siç do t’i shkruante vetes në epitafin e të nesërmes, do të donte të bënte më shumë të mira, por nuk e kishin lënë.

Dritëro Agolli e kishte të pamundur të dilte jashtë kornizave të sistemit; ai ishte bir i sistemit në fillim, u bë at i tij në moshën e pjekurisë dhe më pas, një nga varrmihësit më të rëndësishëm të tij kur vetë sistemi nisi të japë shpirt.

Dritëro Agolli nuk ishte shenjt. Një shkrimtar nuk mund të jetë kurrë i tillë! Por në rastin e shkrimtarëve, ato çfarë duken dhe janë vese në këmishën e një njeriu të zakonshëm, në bluzën e shkrimtarit janë virtyte. Rakia që pinte ishte virtyt, për shembull. Nëse të tjerët në të njëjtën rrethanë do të quheshin pijanecë, Dritëro Agolli meritonte si spaletë fjalën që vet kishte shpikur në shqip: pijëtar.

Pa mbushur ende javën e largimit nga jeta, për Dritëroin u shkruajt dhe u fol shumë. Kryesisht lëvdata. Dritëroi “…ishte miku që e donin me shpirt miqtë dhe e respektonin pa kushte kundërshtarët…”, tha për të Ilir Meta, ish-kolegu i shkrimtarit në parlament. Miq kishte të majtët që si rregull e duartrokitën, kurse kundërshtarët e djathtë në shumicë e nderuan me heshtje. Një pakicë e përzjerë mes të majtës dhe të djathtës edhe e sulmoi. Atëherë kur ai vetë nuk mund të mbrohej më.

Njerëzit e njohur të një vendi zakonisht kalojnë në një cikël të çuditshëm që përsëritet në mënyrë ngjethëse. Duhet të kalojnë shumë e shumë vjet pas ikjes të tyre, që të harrohen të zakonshmit, të shuhen interesat, mllefet, mëritë, dashuritë, shkëlqimet e rreme dhe duartrokitjet hipokrite dhe befas, të vërtetët, vetëm të vërtetët, rikthehen sërish në kujtesë. Ndonjëherë me një shkëlqim edhe më të fortë se në ngjallje. Me befasinë që sjell edhe rizbulimi, edhe malli e respekti për të ikurin. Dritëroi i ka shpëtuar këtij rregulli sepse të paktën një pjesë të këtij cikli, atë me shkëlqim të fortë dhe kritikë të egër, e rijetoi menjëherë mbas vdekjes së tij.

Kush i kërkon sot shkrimtarit të realizmit socialist që të bënte heroin antikomunist dje, e ka harruar atë kohë ndryshku. E ka harruar atë mekanizëm që në të gjitha “demokracitë popullore” të lindjes ishte përbindëshi që hante bijtë. Dhe që në Shqipëri nuk kurseu askënd që kishte kursyer vdekja natyrale. T’i kërkohet Dritëroit kjo gjë sot, njëlloj siç i është kërkuar me vrer në këto dy dekada e gjysëm edhe Kadaresë, është e njëjta gjë si t’u kërkoje dje të vetvareshin në sheshin Skënderbej, siç thotë me mllef vetë Kadareja.

Shileri, klasiku i madh gjerman, dikur fliste për “…murgjër që u binte të fikët për hiçmosgjë, por që kritikonin taktikat e Hanibalit…”; me rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, në këtë kohë të pashenjtë që jeton vendi, lulëzoi turma vanitoze e luftëtarëve kundër tij. E murgjërve heroikë që kishin bërë më shumë trimëri se Herkuli. U shpikën mite dhe heronj edhe nga rradhët e shërbëtorëve të tij, u sajuan mendimtarë e filozofë që i kishin lexuar që në ngjallje requiem komunizmit, edhe kur me shkrim e gojë vetëm kishin brohoritur hosana për të.

Dritëroi ishte portreti i kohës që jetoi dhe ai mund të shihet në mënyra të ndryshme varësisht pozicionit të atij që vendos ta shohë. Por tre a katër momente të jetës së tij do të mjaftonin që ai të siguronte në mos duartrokitje, së paku mirënjohje plot shkëlqim për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht rënies që i uron një pakicë shqiptarësh.

Si shkrimtar, Zyloja i tij jep nder çdo biblioteke, që e vendos diku pranë të njëjtit skedar me Don Kishotin e Madhërishëm dhe gjeniun e thirrur shkurt Ushtari i Mirë Shvejk.

Si politikan, roli i tij në transformimin dramatik të partisë së dikurshme komuniste, në partinë më demokratike të vendit, ishte thjesht i pabesueshëm. Autoriteti i një politikani – qoftë dhe një shkrimtari të improvizuar si i tillë – nuk varet nga posti i tij, por nga ndikimi që ai afron në publik. Të paktën në vitet 90-të, të paktë ishin politikanët që kishin ndikimin e Agollit në Tiranë. Dhe padyshim ishte një ndikim pozitiv që apelonte për dashuri në kohën e asaj lloj urrejtjeje të frikshme.

Si njeri, qoftë dhe një fat njerëzor të ketë ndryshuar për mirë me ato letrat me ngjyrë të verdhë që ka firmosur, ai do të kishte dashamirësinë dhe faljen absolute të Gjykatësit në këtë dhe atë botë.

Pakkush në këtë sinorin e vogël të shqipeve gjithmonë të zemëruara mund ta meritojë këtë trinom të jetës. Me shumë më pak se kaq, në Tiranë, disa janë shitur si të shenjtë, janë blerë si të shenjtë dhe madje i kanë shenjtëruar edhe me statuja.

Dritëroi është shkrimtar dhe për shkrimtarët ligjet e kësaj bote nuk vlejnë në të njëjtën mënyrë me të gjallët e tjerë. Edhe kush e mbron, edhe kush e sulmon, zakonisht barabiten në të njëjtën shkallë përpara shkrimtarit.

Qoftë Elona, e bija, qoftë çdokush tjetër.

I vetmi dënim dhe ndëshkim për këtë racë njerëzish është heshtja. Por për Dritëroin po flitet dhe do të flitet ende. Qoftë dhe vetëm sepse ai diti, mundi dhe arriti të ishte Njeri i Mirë në një kohë shumë të ligë! / javanews.al

Next Post
Opozitari dhe blogeri i njohur rus dënohet me pesë vite burg

Opozitari dhe blogeri i njohur rus dënohet me pesë vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In