• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trikotazh

by Edison Ypi
27/10/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Pse për shqiptarët Hirësia e tij Leshi tashmë ka hyrë në çdo skutë dhe është bërë proverbial: Bukë, e krypë, e zemër, e mushkëri, veshkë, shpretkë, pankreas, prostatë, nuk ndodhi kot apo rastësisht, ka një histori.

Historia e leshit shqiptaresk zë fill te plakat me furkë e shtiza në dorë që tjerrin e thurin triko dhe çorape leshi ndërkohë që vigjëlojnë zjerjen e groshës në kusi’.

Pas gjysheve hallemëdhaja erdhi Trikotazhi i famshëm që thurte vetëm triko leshi për tu mbështjellë shqiptarët të mos mërdhifnin.

Që me lesh mund të thuren, veç trikove, edhe bluza, jelekë, çorape, deri dhe mbathje dhe kanotjera të leshta të modeleve dhe ngjyrave nga më të ndryshmet, madje që leshi mund të shërbente edhe për modë dhe pasarela, këtë çudi shqiptarët e mësuan vonë.

Si dhe ndërmarrjet e tjera që u shitën për skrap, edhe Trikotazhi “si llaç e tulla”, u zhduk, u vodh, u shit për skrap.

Por Trikotazhi “si zeje”, si zanat për tjerrje dhe thurje leshi, nuk u braktis, nuk u harrua, u sëmur, rënkoi, por mbeti, nuk vdiq.

Më vonë, leshi dhe thurjet e leshit, u rivlerësuan duke i dhënë Trikotazhit vendin që meritonte në hierarkinë e marrëzive historike.

Mpleksja e leshrave natyralë si leshi i deles, ariut, dhelprës, devesë, me leshra artificialë si akriliku që bënte xixa nga ngarkesat elektrostatike kur e çvishje trikon në errësirë, edhepse shkartisja e leshit me akrilik la përshtypjen e hidhur të modifikimit genetik të leshrave njësoj si të frutave, i dhanë hov të paparë biznesit të leshit.

Me tu dashuruar me thurjen e leshit, shqiptarët tradhëtuan zejet e tjera.

Trikotazhi i vjetër u zëvendësua plotësisht nga mizëria e leshnajave leshpunuese.

Në pak kohë, ndodhi diçka që nuk mundën ta parashikojnë as fallxhoret më në zë të katundeve të Myzeqesë dhe Mallakastrës.

Shqiptarët u bënë të gjithë leshpunuesa.

Nisën t’i falen Perëndisë së Leshit.

Leshi e zbriti floririn nga froni i mbretit.

Sot, sa më tepër të zërë goja lesh, sa më i aftë për thurje leshi të jesh, aq më pasur, i fuqishëm, i pushtetshëm je.

Të gjithë me furkë në dorë si gjyshet e qëmotit, s’po bëjnë asgjë tjetër veçse po tjerrin e thurin pafund lesh.

Tani këtu me lesh thuret gjithçka: Politika, propaganda, ekonomia, ligjbërja, drejtësia, administrata, diplomacia, rendi, të gjitha.

Me lesh këtu bëhet kultura, arti letërsia poezia, teatri, kinematografia.
Tani leshi i lavdishëm dhe i kudondodhur po lumturon të gjithë; Qytetarë, katunarë, paqësorë, sherrëxhinj, demokratë, komunista, të sinqertë, hileqarë, hajduta, kriminela, të gjithë.

Përveç leshit të dhisë që është lesh qimeshkurtër dhe me ‘të nuk mund të thuret asgjë, me lesh deleje, lesh mëndafshi, lesh deveje, lesh lini, lesh partiak, lesh pushtetar, lesh opozitar, Shqipëria është plot.

Po kanë sukses leshrat tradicionalë si i famshmi Lesht e Currit dhe lesht e hamamit të cilëve çmimi u ka vajtur kacafiu.

Sukses të madh po kanë gjithashtu leshrat e sloganeve “Leshi çan bllokadën”, dhe “Jeta pa lesh si martesa pa seks”.

Trikotazhi i kohës së qepës para leshpunuesave të sotëm duket si një gjerman dhjeracak përballë një partizani trim.

S’po lënë qen, mace, maçok, ujk, dhelpër, ari, pa e qethur e pa e rruar për tu marrë leshin.

Janë bërë studime, janë mbrojtur diploma, janë marrë tituj shkencorë, janë mbajtur konferenca, kongrese, sympoziume me bankete me qofte të vogla që i merr i fut në gojë me krruajtëse dhëmbësh, por askush s’e ka gjetur dot pse shqiptari përndizet kaq shpejt nga leshi i zi i deles së bardhë, më vrullshëm se batuti i thatë, më fort se demi para cohës së kuqe.

E gjithë Shqipëria është shdërruar në një leshnajë ku me leshin e duhur dhe tezgjahun e përshtatshëm shqiptari jo vetëm po thur triko e çorape për dimër, por edhe po qeth e vjedh e tjerr, edhe nam, karrierë, pasuri, pushtet.

Në varësi të llojit, sasisë dhe cilësisë të leshit që ke në gojë, sot mund të thurësh ligjërata, të mbash fjalime, të bësh fushata, dhe plot marifete të tjera.

Libra leshi, muhabete leshi, ide leshi, ëndërra leshi, kulturë leshi, art leshi, shpresa leshi, e ardhme leshi, ngado të hedhësh sytë.

Mes leshrave të shumtë dallohen leshrat që mbajnë nga dy celulara, pesë pasworda, shtatë dashnore, dhjetë rrjeta sociale.

Ka kaq shumë leshra dhe leshpunuesa, sa ka ardhur koha kur lesh hamë, lesh pimë, lesh veshim, lesh mbathim, lesh llafosim, lesh udhëtojmë, lesh blejmë, lesh shesim, lesh fitojmë, lesh dashurojmë.

Next Post
“Rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë në qershor”

"Rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë në qershor"

Comments 1

  1. Aurora kryqezor në Petrograd says:
    11 months ago

    Ke harruarë pa thënurë zoti ono revolesh, edhe shumë e shumë llafe të mënçura pej leshi të këtijë poplli byth pambuk, siç u ka pas thënë Mehmet Shehu, zboristave të Tiranës, njëherë e një kohe.
    Nuku ke thënë :
    E ke Bythën me lesh.
    Të ka zënë leshi sytë.
    Kom leshe (për femrat qejflije)
    Punë leshi.
    Gojë lesh.
    Punë leshi
    Kosi bëhet me triko leshi (e ku e di kosi, që duhet vetëm triko, pse jo edhe çorape, kanatjere, brekë pe leshi ?)
    Lesh curri.
    Dridhe bajame, me lesh kombinati.
    ……………

    Ka sa të duash, fjalë me lesh, por sot nuk kam kohë.
    Do degjoj Duman leshin në Kuvend.
    Është kryelajm leshi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com