• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tri vrasje për 700 kg kanabis? Mediat greke: Dyshohet se autori është i njëjti që vrau Edmond Papën

by
20/12/2022 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt për humbjen e 700 kg kanabis sativa dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e 3 shqiptarëve ku dy prej tyre u ekzekutuan në Greqi dhe një në Tiranë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se shënjestër ishte 41 vjeçari Kreshnik Çerçizaj i cili rezulton shok i Edmond Papës të vrarë në Tiranë. Viktima tjetër në Athinë ka humbur jetën nga ataku në zemër dhe jo nga plumbat. Mediat greke shkruajnë se autori dyshohet të jetë i njëjti person në dy ngjarjet.

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja për ekzekutimin e dy shqiptarëvë tri ditë më parë në Athinë. Sipas raporteve mjeko-ligjore, 44-vjeçari Armando Organja ka ndërruar jetë nga ataku kardiak dhe jo nga plumbat.

Ndërsa si 41 vjeçari Kreshnik Çerçizaj, që besohet të ishte edhe shënjestra e këtij sulmi u qëllua në kokë dhe humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Nga të shtënat e plagosur mbeti edhe një 31 vjeçare e cila ishte e ulur me kurriz nga dy burrat ku po komunikonte me pronarin e lokalit si dhe me një shoqe të saj.

Dy viktimat e ngjarjes, sipas dëshmive, njiheshin në zonë pasi janë ndër ata persona që ruanin dyqanet. Nisur edhe nga mënyra e veprimit  mediat greke e tregojnë së vrasësi është profesioni.

Nga kamerat ekzekutori dallohet i veshur me një palë kominoshe të zeza, me xhup me kapuç dhe çizme sportive. Në momentin që afrohet tek tavolina e viktimave, ai vepron në mënyrë të ftohtë dhe indiferent ndaj klienteve të tjerë, nxjerr pistoletën nga një xhep i xhaketës, dhe kryen vrasjen me dorën e djathtë.

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi sipas mediave atje dyshohet se lidhet edhe me ekzekutimin e bisnesmenti Edmond Papa pak ditë më parë në Tiranë. Nga pamjet ekzekutuesi mund të jetë i njëjti person pasi lloji i trupit dhe mënyra e veprimit janë saktësisht të njëjta.

Ngjarjet siç dyshon policia greke kanë si zanafillë humbjen e një sasie prej 700 kg kanabis sativa për të cilën edhe një tjetër shqiptar është ekzekutuar në verën të këtij viti.

Për sa i përket profilit të viktimave, objektivi “i dukshëm”, pra 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj i cili u vra në çast, ishte në liri me kusht, pasi akuzohej akuzohet për trafik droge, armëmbajtje, grabitje, vjedhje dhe trafikim emigrantësh në Greqi dhe Shqipëri.

Viktima tjetër Armando Organja rezulton të jëtë i padënuar nga autoritetet e drejtësisë.

/e.d

Next Post
Frrok Çupi flet për dosjet e ‘nxehta’ në SPAK: Altin Dumani s’mund t’i zgjidhë i vetëm çështjet

Frrok Çupi flet për dosjet e ‘nxehta’ në SPAK: Altin Dumani s’mund t’i zgjidhë i vetëm çështjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In