• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tri pistat për vrasjen e komisar Cukut, kush mbetet versioni kryesor

by Java News
17/04/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimin e atentatit të ndodhur më 8 prill në mbrëmje, ku humbi jetën Artan Cuku. Vrasja e tij me pesë plumba po hetohet nga një grup i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pista kryesore që Policia sugjeroi të hetohej ishte ajo e një hakmarrjeje të mundshme nga familja e Agim Dakës, të riut që humbi jetën në vitin 2005, teksa merrej në pyetje në zyrën e Artan Cukut, shkruan “Panorama”. Pavarësisht kësaj piste të ngritur, vëllezërit e Agim Dakës ndodheshin në Shkodër në kohën kur ndodhi vrasja e Artan Cukut në Tiranë. Ata madje u gjendën në një lokal ku kishte kamera dhe dëshmitarë për alibinë e tyre.

Nga ana tjetër, për shkak të mungesës së provave në këtë pistë të hetimit, Policia dhe Prokuroria kanë dyshime edhe për një atentat të organizuar nga grupet kriminale të prekura direkt nga puna e Artan Cukut gjatë kohës që ishte drejtor policie në Vlorë në 2012 e në vazhdim. Në këtë pistë të vrasjes për shkak të detyrës, po hetohen disa grupe kriminale në qytetin e Vlorës të goditura në kohën kur Artan Cuku ishte drejtor policie në këtë qytet. Në hetim janë edhe disa grupe nga Fieri dhe nga Tirana, të prekura direkt nga puna që bënte Artan Cuku në Policinë e Shtetit gjatë detyrave që ka mbajtur ai në karrierën 16-vjeçare në polici. Drejtoria e Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 3 milionë lekësh për këdo që ndihmon në zbardhjen e ngjarjes.

“Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili, më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në Rrugën e Kosovarëve, në hyrje të pallatit ‘Melros’, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ish-drejtuesin Cuku. Lutemi qytetarëve se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299″, thuhej në deklaratën e Policisë, e cila publikoi edhe videon e të dyshuarit që ikën nga vendi i ngjarjes. Pista e tretë lidhet me detyrën e Artan Cukut si administrator i një policie private.

ma.me

Next Post
Fruti i dardhës, dobitë për shëndetin që nuk i dini

Fruti i dardhës, dobitë për shëndetin që nuk i dini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In