• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tri partitë kryesore në “dilemën e të burgosurve”

by
16/10/2015 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qysh nga 2009-ta (kur hyri në fuqi sistemi aktual elektoral), rezultatet zyrtare të zgjedhjeve  parlamentare  shqiptare kanë treguar se asnjëra nga tri partitë kryesore (PS, PD, LSI) nuk ka qenë në gjendje të krijojnë qeverinë, pa bërë koalicion me një prej dy të tjerave. Edhe nga një sondazh që kam bërë kohët e fundit (http://www.respublica.al/2015/09/23/sondazh-ps-640-mij%C3%AB-vota-pd-620-mij%C3%AB-lsi-175-mij%C3%AB-partia-%E2%80%9Cbojaxhi%E2%80%9D-70-mij%C3%AB ), por edhe nga rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015, rezulton e njëjta gjë – asnjëra nga tri partitë kryesore shqiptare  nuk është në gjendje të krijojnë qeverinë e vetme, pa bërë koalicion me një prej dy të tjerave.

Duke filluar nga korriku i këtij viti, kur Fatmir Mediu, një aleat i ngushtë i Lulzim Bashës hodhi idenë e një marrëveshje të madhe mes PD-së e PS-së, për të ndryshuar sistemin elektoral në dëm të LSI-së, dhe për ta rikthyer sistemin politik në një rivalitet të thjeshtë bi-polar mes PD-së e PS-së, u zhvillua një betejë mediatike, nga e cila dukej se LSI-ja do të dilte e humbur. 

Por pas një mesazhi publik të Ilir Metës para disa ditësh nga Skrapari, ku u përmendën “malsorë” dhe “doktorë”, që po thanë “po”, thonë “po”, duket se skenari i një marrëveshje PD-PS për ndryshimin e sistemit elektoral është arkivuar – “Doktori” e mori mesazhin e “Malsorit” nga Skrapari…

Tani e vetmja lojë politike interesante në kryeqytetin tonë provincial mbetet loja me kungulleshka – nëse do të ndërrohen 2 ministra apo 4 ministra brenda koalicionit PS-LSI. E cila të kujton “dilemën e të burgosurve” në teorinë e lojës, një nga teoritë më kryesore të matematikës moderne.

“Dilema e të burgosurve” është rasti më i thjeshtë në teorinë e komplikuar të lojës. Dy të burgosur janë të interesuar t’i përmbahen një pakti të bërë para arrestimit, në mënyrë që të dy të dalin pa lagur. Por në qoftë se njëri çedon, duke akuzuar pjesërisht tjetrin prapa krahëve, mund ta pësojë nga kundërsulmi i pritshëm i partnerit, i cili mund t’i zhysë të dy më thellë. Dhe si përfundim, situata zgjidhet në mënyrë racionale, me një ekulibër ku të dyja palët dalin pa lagur. (Me fjalë, kjo duket një lojë e thjeshtë, por matematikisht shprehet me formula jo shumë të thjeshta, që kombinojnë probabilitetet e çdo degëzimi të rrjedhjes së ngarjeve).

Në një situatë të ngjashme ishte marrëdhënia PD-LSI gjatë qeverisjes së tyre të përbashkët (2009-2013), kur Meta i kërkoi Berishës shkarkimin e Dritan Priftit si ministër, si dhe pas publikimit të videos Meta-Prifti. Dhe zgjidhja atëhere u gjet siç e parashikon teoria matematike e sipërcituar – situatat u zgjidhën në mënyrë racionale, me një ekulibër ku të dyja palët dolën pa lagur.

Me pak fjalë, mund të thuhet se, për sa kohë mbetet në fuqi sistemi aktual elektoral, tri partitë kryesore janë të burgosuara në “dilemën e të burgosurve” – asnjëra nuk mund të luftojë njëkohësisht  kundër dy të tjerave, pa i bërë gropën vetes.

A do të ndryshojë sistemi elektoral apo do të dalë në skenë një parti e katërt, që ta prishë këtë ekulibër vicioz?

Kjo mbetet të shihet…  

 

Next Post

Bumçi dënon veprimet e opozitës së Kosovës në kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In