• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri gra të guximshme dhe një burrë frikacak

by Carlo Bollino
30/09/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Eshtë me të vërtetë e çuditshme historia e Emiljano Nuhos dhe e Xhisiela Malokut.

Nga një anë kemi policin, që vetëm se nisi të hetonte djalin-bos të një deputeti socialist ja mbathi i terrorizuar jashtë shtetit; dhe nga ana tjetër, është vajza që denoncoi këtë bos, që ka zgjedhur të qendrojë në Shqipëri, të jetojë në Fushë Krujë, e njëjta qytezë ku banon dhe “i forti” që e ka rrahur.

Kemi policin që flet me fytyrën e mbuluar si të ishte një hajdut, edhe pse tashmë është i sigurtë në Zvicër, dhe kemi vajzën që denoncon dhunën e pësuar, duke u ulur me kurajo në një studio televizive në Tiranë. Kemi ish-policin që kërkon azil politik duke jetuar i fshehur jashtë shtetit, dhe kemi vajzën që kërkon drejtësi duke qëndruar në atdhe.

Nëse do të ekzistonte një matës kurajoje dhe do të duhej të vlerësonim se kujt i takon përkufizimi “hero”, ky titull do t’i shkonte pa asnjë dyshim Xhisiela Malokut. Një grua, që tani mbrohet nga një tjetër grua, Mirela Kostaqi Kapo. Eshtë prokurorja e Fushë Krujës që ka udhëhequr hetimet për dhunë ndaj Xhisielës.

Eshtë ajo që kishte caktuar oficerin e policisë Emiljano Nuhu të plotesonte dosjen hetimore duke pyetur djalin e të deputetit, hetim që Nuho nuk pati guximin ta bënte duke preferuar t’ia mbathë nga frika.

Eshtë Mirela Kapo që dje urdhëroi arrestimin e të riut të dhunshëm Rexhep Rraja, duke e akuzuar për dhunë dhe perndjekje ndaj Xhisiela Malokut. Por edhe në gjykatë, ku përfundoi kërkesa për urdhër-arrest, vendimi është firmosur nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Pra dy gratë e drejtësisë, dy heroina të tjera gra në këtë histori.

Ndërsa Lulzim Basha dhe rrogozi i shërbëtorëve të tij, të cilët si zakonisht janë futur në këtë histori me gënjeshtrat e tyre, manipulimet e tyre, abuzimet e tyre të pushtetit, kanë vendosur që heroi këtu është Emiljano Nuhu, ish-polici frikacak.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri bëhet hero kush vendos t’ia mbathë. Nuk është hera e parë që Partia Demokratike zgjedh heroin e gabuar.

Kështu ndodhi me Babalen, mashtruesi i njohur, çuditërisht edhe ai ia ka mbathur në Kosovë përgjatë të njëjtës rrugë klandestine të ndjekur nga Emiljano Nuhu, që ashtu si Babale, mori me vete edhe ëndrrën e azilit politik.

Një plan identik si ai i Dritan Zaganit, një tjetër ish-polic i shndërruar në hero pas arratisë së tij e që tani shfaqet mik e solidar me Emiljano Nuhon. Dhe pastaj dalin gazetarët e partisë që ofrohen të intervistojnë këta të arratisur, që menjëherë ndjehen edhe ata heronj: autorë “scoop”-esh të servirura nga politika, të regjistruara keq dhe pastaj të servirura publikut si “gazetari investigative”

Nuk është hera e parë që kush tregon kurajo të vërtetë, në të kundërt të këtyre të mësipërmëve, të jenë gratë. Pak ditë më parë pikërisht dy gra në krye të prokurorisë, Arta Marku dhe Donika Prela, akuzuan 11 prokuratorë, të gjithë burra, se kishin frikë të paraqisnin akuzat në procesin kundër Emiljano Shullazit. “Prokuratorët kanë frikë të luftojnë krimin dhe të korruptuarit”, denoncoi prokurorja e përgjithshme.

Askush nuk e ka me detyrim të bëhet hero. Por nëse duam të ndërtojmë një Shtet dhe nëse duam të fitojë drejtësia, dikush duhet të tregohet edhe i guximshëm kur ndodhet në Atdhe.

Lufta kundër krimit, kudo në botë, kërkon kurajo. Nuk mjafton vetëm reforma në drejtësi dhe nuk do të mjaftojë asnjë reformë tjetër nëse burrat që duhet të hetojnë, të arrestojnë e dënojnë fajtorët janë gati t’ja mbathin jashtë shtetit me të parën sms kërcënimi, si lepurushë të ndjekur nga të lehurat e një qenushi.

Të luftosh krimin është kudo e rrezikshme, jo vetëm në Shqipëri, por siç ndodh jashtë edhe këtu, politika dhe media e kanë për detyrë të tregojnë seriozitet mbi këtë temë. Manipuluesit dhe mashtruesit duhet të izolohen, ashtu si dhe prodhuesit e fake news.

Por edhe burrat pa kurajo nuk shërbejnë në këtë betejë, që është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Të transformojmë në heronj frikacakët që ja mbathin dhe të injorojmë heronjtë e guximshëm që mbeten, shërben vetëm për të qetësuar të këqinjtë dhe të festojmë triumfin e padrejtësisë.

(shqiptarja.com)

Next Post
Bale i dëmtuar rëndë, mungon ndaj CSKA Moskës

Bale i dëmtuar rëndë, mungon ndaj CSKA Moskës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

June 26, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

June 26, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

June 26, 2026
“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

June 26, 2026
Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

June 26, 2026
Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

June 26, 2026
Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

June 26, 2026
82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

June 26, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

June 26, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In