• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri arsyet shkencore pse nuk duhet të ankohemi

by Java News
18/01/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas studiuesit Steven Parton, kur ti ankohesh kjo i bën dëm shëndetit. Megjithëse në jetën e përditshme hasni shumë probleme dhe shqetësime është mirë që të mos i shfaqni ato te të tjerët. Kur mendimet janë të këqija, kjo e shton edhe më shumë negativitetin. Për këtë ekzistojnë tri arsye të ndryshme shkencore…

Është e vështirë të mos ankohesh. Me gjithë problemet që ndeshim çdo ditë, duket se të folurit për to është një lloj çlirimi në vetvete. Por në të vërtetë, mendimet negative, çojnë në lindjen e mendimeve të reja negative dhe pesimizmi prodhon një vorbull pafuqie, e cila është në gjendje të provokojë një efekt të keq, jo vetëm te shëndeti psikik por edhe tek ai fizik.

Autori dhe studiuesi i natyrës njerëzore Steven Parton, ashtu siç tregohet në The Inc. Life, ka listuar tri arsye shkencore për të cilat, sipas tij, ankimi i vazhdueshëm është i rrezikshëm si për trurin ashtu edhe për fizikun.

Mendimet negative prodhojnë mendime të reja negative

“Neuronet në trurin njerëzor lidhen mes tyre nga sinapset, të ndara nga e ashtuquajtura hapësira sinaptike. Çdo herë që formulohet një mendim, një sinapsë lidhet me një tjetër, duke krijuar kështu një urë përmes së cilës transportohen informacionet.

Truri modelohet në bazë të këtij aktiviteti dhe përsëritja e mendimeve pesimiste krijon çifte sinapsesh që më pas paraqesin prirje negative duke u gjendur shumë pranë mes tyre.

Në momentin në të cilin formulohen mendime të reja, është më e mundshme që i formuari më shpejt, të jetë ai që ka distancë më të vogël për të përshkuar”. Pra, formulimi i mendimeve negative thjeshtëzon formimin e ri të një vizioni pesimist të fakteve. Personaliteti ynë e ndien shumë këtë gjë dhe përfundon duke u bërë një “magnet” për fatkeqësitë.

Frekuentimi i personave pesimistë rrit negativitetin

“Kur jemi pranë dikujt që po jeton një emocion të fortë, qoftë inat, lumturi, trishtim etj., truri ynë eksperimenton të njëjtin emocion, nëpërmjet imagjinatës se çfarë po kalon tjetri. Edhe këtu futen në veprim sinapset e trurit”.Ndjeshmëria pra është një “kafshë e shëmtuar” kur kemi të bëjmë me persona të trishtuar dhe negativë.

Duke kultivuar një marrëdhënie me një person pesimist për nga natyra, me shumë mundësi ndodh të dëgjojmë ankesat e tij gjatë gjithë ditës duke na “infektuar” edhe ne. Ky është një paralajmërim, por që sigurisht pa braktisur miqtë kur janë në një moment tepër të vështirë e kur kanë nevojë.

Stresi vepron edhe mbi shëndetin fizik

“Kur truri pushtohet nga mendimet e liga, edhe sistemi imunitar dobësohet shumë. Tensioni i gjakut rritet mjaft, e për pasojë edhe rreziku për sëmundjet kardiake, obeziteti dhe diabeti, shkruan Shqip. Mendimet negative ndikojnë mbi aftësinë e përthithjes dhe mbi kujtesë”.

Kortizoli, hormoni i stresit, është përgjegjësi kryesor i këtyre shqetësimeve. Pra fokusimi te mendimet negative nuk ka pasoja vetëm mbi shëndetin psikik, por edhe mbi atë fizik. Kështu që, kjo është një tjetër arsye e mirë për të menduar pozitivisht, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

-*-

Next Post
DOKUMENTI/ Arrestimi i deputetëve, publikohet projekt-vendimi i PS

DOKUMENTI/ Arrestimi i deputetëve, publikohet projekt-vendimi i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron, veproni shpejt ose nuk do të mbetet asgjë

May 17, 2026
Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

May 17, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda 24 orësh

May 17, 2026
Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

May 17, 2026
Irani zgjeron “frontin” e presionit: Nga ngushtica e Hormuzit te rrjetet e internetit

Irani zgjeron “frontin” e presionit: Nga ngushtica e Hormuzit te rrjetet e internetit

May 17, 2026
Nuk është mit! Vaksina kundër turberkulozit e ka një ndikimin ndaj Covid-19, dhe ja çfarë thotë mjeku i njohur

Virusi “Andes” / Globalizimi rrit rrezikun e përhapjes, Harxhi: Shqipëria pak e rrezikuar

May 17, 2026
“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën, ia dhe…

“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën, ia dhe…

May 17, 2026
Farmaceutikë/Po rritet konsumi i ilaçeve, këto janë sëmundjet që po i “vrasin” shqiptarët

Mashtronin pacientë me ilaçe false, shkatërrohet rrjeti kriminal me 240 mln euro fitime

May 17, 2026
Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të bëhemi objekt negociatash

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të bëhemi objekt negociatash

May 17, 2026
Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze

Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In