• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Treshja e juristëve të PD-së vijon akuzat për Xhafajn

by A R
13/05/2018 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vazhuar akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllain e tij Agron Xhafaj, i cili është i dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se Xhafaj deklaroi në vitin 2010 që vëllai i tij ka vuajtur dënimin me burg, por rezulton që Agron Xhafaj nuk ka kryer asnjë ditë burgim.

“Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se këtë vendim e ka gjetur online.

 Mirëpo, më 7 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj gënjeu publikisht duke thënë se i vëllai për një gabim dhe faj që ka bërë, i ka vuajtur pasojat ligjore.

Saktësisht ka thënë: “Një gabim dhe faj, për të cilin i vuajti pasojat ligjore. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi i vetëm negativ i tij përballë ligjit”.

E vërteta është që ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj. Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ministër i Brendshëm e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë. Shqiptarët mbajnë mend me dhjetra raste të burgosjes së kryefamiljarëve që nuk paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, apo burgosjen e qytetarëve kukësianë që protestuan për mbijetesën e tyre përballë traut të taksës korruptive Rama në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, jo vetëm nuk burgoset, por ka imunitet mbi ligjin dhe ka siguruar paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria. Pse? Sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Policia e Shtetit është nën urdhrat e Familjes Xhafaj. Cili punonjës i ndershëm policie do guxonte të zbatonte ligjin ndaj një anëtari të Familjes Xhafaj? Është e qartë për këdo, sa kohë ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge”, u shpreh Alibeaj.

Deputeti demokrat vazhdoi të bënte të tjera pyetje për ministrin e Brendshëm.

“Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij? Pse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin? Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim? Pse nuk vepron Policia e Shtetit? Pse është katandisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Ndërkohë, këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi tregoi arsyet përse vëllai i ministrit të Brendshëm, edhe pse është i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, në Shqipëri nuk arrestohet, nuk vuan asnjë ditë burgim dhe nuk mund të ekstradohet në shtetin fqinj.

“Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm ka shkelur ligjin për të ndihmuar vëllain e tij t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar cdo veprim për ekstradimin e tij, për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt, për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri, për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Së dyti, Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit dhe për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Së treti, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si ministër i Brendshëm Fatmir Xhafa,j pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt. Policia e Shtetit nuk kandërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia. Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Next Post
Erisa Mecolli, kush është studentja që po lobon për Shqipërinë në SHBA

Erisa Mecolli, kush është studentja që po lobon për Shqipërinë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In