• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tresh me jek, Rama e tre burra që nuk luajnë tavëll

by Lorenc Vangjeli
21/10/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Situata e krijuar është qesharake. Mjaftoi një foto me një të majtë në mes dhe tre të djathtë përballë dhe anash, për të krijuar zhurmë dhe potere, moral nga politikanët dhe politikë nga moralistët, zë nga memecët dhe monolog anonim për shurdhët. E gjithë histeria serioze në këtë histori qesharake nuk ka të bëjë direkt me personazhet e përfshirë në të. Aq më pak me ta. Ajo ka të bëjë me komentet e bëra mbi ta, për ta dhe komentet e pabesueshme të bëra nga ata vetë. Eshtë e pabesueshme të shihet se me çfarë serioziteti u derdh naivitet me okë, u bënë sulme me pashë dhe u përdor interneti tërësisht i pafajshëm për të ndarë fajtorë, mëkate, skena dhe prapaskena për një histori që dikur, para shpikjes së internetit, do t’i thoshin shkurt, shpejt dhe shterrshëm: vari qillon!

Kryeministri i vendit dhe tre deputetë të PD-së u gjendën bashkë në institucionin e shenjtë e kombëtar shqiptar: në Kafe. Rama ishte ngritur nga karrigia e tij dhe kishte deklamuar në foltore një herë e dy, ishte tallur tre herë e katër, kishte ironizuar pesë herë e gjashtë kundërshtarët e tij në parlament dhe herën e shtatë nga foltorja ishte nisur drejt kafes së parlamentit. Në një nga tryezat e fundit sheh tre deputetë të PD-së, njëri nga të cilët në shkelje të plotë të ligjit që ndalon pirjen e duhanit në vende publike, pinte duhan edhe mendueshëm, edhe në heshtje. Në fakt nuk ka folur pothuaj kurrë në parlament. Me dy deputetët e tjerë, Boçi e Dogjani, vetëm pak minuta më parë Rama kishte shkëmbyer replika, akuza dhe ironi të ndërsjelltë. Siç ndodh rëndom në seancat parlamentare. Dhe çfarë është e zakonshme, nuk përbën fare lajm. Çfarë Edi i tha Luçianos apo çfarë Rama ju përgjigj Dogjanit, kjo u transmetua direkt dhe ishte një gjë që ka ndodhur me dhjetra herë e nuk prodhoi aspak kuriozitet. Lajmi i vërtetë dje u prodhua në dy faza dhe pikërisht aty ku nuk ka kamera. Faza e parë kishte të bënte me botimin e fotos që i tregon të katërt së bashku në institucionin kafe, në reagimin e rrjeteve sociale dhe më pas, në reagimin në vetë të parë të dy deputetëve të opozitës. Reagim që shpjegon qëndrimin e tyre ndaj institucionit kafe, me pjesmarrjen e drejtuesit të qeverisë shqiptare.

Në rastin e parë, më së shumti komentet ishin të prirur të “gjenin” një shembull tjetër të “hipokrizisë” politike. Domethënë, shahen në publik, por në kafe janë të pajtuar dhe janë miq. Jo se nuk ndodh edhe kështu, por ky nuk ishte fare rasti që do ta vërtetonte një gjë të tillë. Gjesti i kryeministrit është me të gjitha gjasat një nga ato provokimet e vogla e patëkeq që Rama i ka pafund qejf e natyrë vetjake dhe që i japin kënaqësi kur vë ndokënd në siklet, qoftë dhe për pak çaste. Kur bën “provokacija” në Beograd, në Tiranë është ku më ku më e lehtë dhe më zbavitëse. Dhe të enjten nuk mund të kishte zgjedhur tavolinë më interesante për ta ushtruar këtë “provokacijen” sesa tryezën me dy deputetë opozitarë me të cilët sapo kishte replikuar në sallë. Edhe sikur të ishte kështu, nuk do të kishte pikën e rëndësisë dhe nuk do të shtonte një pikë ujë më shumë në oqeanin e bindjes së thellë publike: “Se ata bëjnë sikur zihen, por janë bashkë gjithmonë. Dhe se asgjë nuk duhet marrë seriozisht në këtë vend”!

Gjesti i Ramës me këta tre deputetë, pothuaj me garanci të plotë, nuk është verifikim i rradhës i kësaj bindjeje. Po me garanci pothuaj të plotë, Rama dhe tre deputetët e PD-së nuk kanë asnjë lidhje tjetër me njëri-tjetrin përveçse të qenurit nën një çati në sallën e seancave plenare.

Në rastin e dytë lajmi u prodhua nga komentet e vetë deputetëve opozitarë. Edhe Dogjani, edhe Boçi reaguan njëri mbas tjetrit në të njëjtën formë. Me sinqeritet të plotë. Duke thënë, me të gjitha gjasat, edhe njëri, edhe tjetri, të vërtetën vetjake, të trishtuar e të plotë.

Luçiano Boçi, një nga deputetët e paktë elokuentë e të ekuilibruar në parlament, nxitoi të komentojë në Facebook komentet për foton. “Më ka dehur tek ajo liria e fjalës dhe shprehja e plotë e personalitetit të çdonjërit. Për këtë e kam dashuruar, e dua dhe e kam zgjedhur që në fillimet e saj”. Ja thotë ndonjë vajze këtë frazë të ndjerë, gjysëm poetike e gjysëm prozaike, në tokën e “puçi-puçit” të Facebook-ut? Jo! Personazhi që po i drejtohet deputeti nuk është njeri. Eshtë parti. Eshtë Partia Demokratike. Dhe sipas ligjit themelor në arkitekturë që thotë se ku ka dritë më të fortë, del dhe hija më e fortë, Boçi nga dashuria për partinë shkon në kahun e kundërt për të shpjeguar ndjenjën e tij për Ramën që është: “Politikisht “armiku” i tij i betuar”, të cilin ai e sheh si “…një mesoburrë me mijëra defekte dhe jo defekte”. Dhe për të justitifikuar praninë e Ramës në tavolinën e kafes, ai thërret në apel kanunin që thotë se në rastet kur të gjendet armiku tek dera: “…edhe hasmit i thuhet bujrum”!

Deputeti tjetër Dogjani është më i drejtpërdrejtë. Ai thotë se kryeministri ishte i PAFTUAR (e shkruan me gërma kapitale statusin e Ramës në institucionin kafe) dhe se i kishte përmendur atij të njëjtat gjëra që kishte thënë dhe në sallë brenda. Pra, Cannabis-in në shkollën e Paskuqanit dhe universitetin e Kukësit. Uke dëshmuar kështu se është njëlloj si para, ashtu dhe në mungesë të kamerave. Dhe se me Ramën nuk ka asnjë kompromis.

Vetë Rama nuk ka folur ende, por edhe nëse e bën, do të përdorë metodologjinë e tij të zakonshme të talljes dhe ironisë. Me qejfin e patëkeq për të krijuar ca siklete më shumë tek kundërshtarët e tij. Aq më tepër që topin ja kanë ngritur vetë deputetët që në mënyrë të çuditshme u kompleksuan nga një foto e vetme. Dhe fatkeqësisht ky është kompleksi ynë i madh politik: Vëzhgimi i kundërshtarit politik në raportin mes armikut e armikut, mes gjahut dhe gjahtarit, maces dhe miut, ujkut dhe dhisë, dhisë dhe lakrës, dhëmbit dhe arrës dhe anasjelltas. Çfarë duhet të ishte e zakonshme, çfarë duhet të ishte normale, çfarë duhet të ishte rregull – komunikimi i zakonshëm, normal dhe i rregullt në politikë – ngjan tërësisht përjashtim dhe duket si një mëkat i kobshëm. Ndoshta demokracia në Shqipëri, si një “lojë” e logjikës njerëzore që thërret shpesh nën armë edhe emocionet, nuk është thjesht e brishtë. Eshtë primitive. Eshtë një teatër në të cilin nuk e kanë fajin spektatorët për cilësinë e shfaqjes. Por as Rama “provokacija” si kryeministër, as Boçi e Dogjani si deputetë luftarakë të opozitës dhe as Bedriu i heshtur me cigare, natyrisht që nuk kanë faj. Osht’ si puna e zarit n’tavëll, thon’ n’Tiron: “I do b..tha vjen, si do b..tha, s’vjen!”.

Next Post
“Mos shkel në Prishtinë!” Paralajmërimi i Noizyt nga Cozman pas sherrit për Tunën

Motra dhe mbesa e Noizy (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

July 8, 2026
“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

July 8, 2026
Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

July 8, 2026
Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

July 8, 2026
Pekin/ Shpallen Çmimet Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025

Pekin/ Shpallen Çmimet Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025

July 8, 2026
Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

July 8, 2026
Trump pas Samitit në Ankara: Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen

Trump pas Samitit në Ankara: Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen

July 8, 2026
“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian

“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian

July 8, 2026
Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

July 8, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In