• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Trepça/Punëtorët pa rroga

by Java News
25/08/2018 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendje mjaft e rëndë është krijuar në Kombinatin metalurgjik “Trepça”, ku aktualisht ndërmarrja po shënon rënie të mëdha të prodhimit. Kjo ndërmarrje e cila dikur ka qenë gjigant, aktualisht nuk po arrin t’i sigurojë as pagat për 1 mijë e 300 punëtorëve.

Ish-drejtori i përgjithshëm në Trepçë, Halil Qela, i cili aktualisht është drejtor i flotacionit në këtë ndërmarrje, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se gjendja aktuale fatkeqësisht nuk është e mirë dhe sipas tij, nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejt dhe e drejtë prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht e Qeverisë, do të ketë rrezik në këtë muaj për sigurimin e pagave për punëtorë, e mos të flitet siç tha ai për ekzistencën e Trepçës.

Ai thotë se meqë Qeveria kishte shpallur këtë vit si të Trepçës, ishte dashur me u arsyetuar.

Qela shtoi se Trepça duhet me u regjistruar, sepse siç tha ai trendët e rënies së prodhimit kanë filluar vite më parë. Ai ka folur edhe për minierat në veri, që sipas Qelës ato janë të ndara dhe nuk menaxhohen nga pjesa e menaxhmentit në jug.

Sipas tij, prodhimi ka qenë më i vogël në minierat e veriut përreth 40 mijë tonë, ndërsa, në atë pjesë paga mesatare është mbi 700 euro që janë mbi 1.200 punëtorë në pjesën veriore.

Ish-drejtori i Trepçës ka treguar se në vitet e para luftës prodhimi në këtë kombinat ka qenë mbi 700 mijë tonë. Në kohën kur Qela e ka drejtuar kombinatin, në vitin 2012-2014, prodhimi thotë se ka qenë 240 mijë tonë në minierën e Stantërgut dhe Kishnicës, ndërsa, sot është shumë më pak, rreth 40 përqind. Qela ka rrëfyer edhe për shitjet nga kombinati para luftës, i cili pohon se nuk është shitur vetëm koncentrat, ka pasur metale të gatshme dhe ka pasur prodhime finale.

Kjo ndërmarrje pas luftës vetëm në vitin 2013, kishte arritur me paguar tatim mbi fitim shtetit 400 mijë euro. Në fund Qela ka thënë se prej fillimit të punës ose dhënies së licencës për prodhim diku në vitin 2005-2006, në Trepçë ka qenë një rritje e vazhdueshme e prodhimit 20-24 për qind dhe duke filluar prej 2005 deri në vitin 2012, ndërsa, në vitin 2012 ka pasur një rritje prej 37 për qind të prodhimit, e cila sipas tij, ishte rritje më e madhe që prej pas luftë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Palët përplasen me sende të forta në dyert e gjykatës, dy të plagosur në Vlorë

Vlorë, kundërshtuan policët, ndalohen 3 persona, në kërkim një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In