Japonia është vendi i teknologjisë së fundit. E fundit shpikje është treni më i shpejtë në botë. Ai ka një shpëjtësi marramendëse prej 603 km në orë.
Takeo Ookanda i cili menaxhon një qendër tregtare afër shinave ku po kryheshin testimet, tha se dëshmitarët okularë reaguan mjafti mirë, kur u vendos rekordi i ri.
“U emocionova shumë, si çdo person tjetër këtu rrotull”, tha ai për CNN. “Ky projekt rrit shpresat tona se Japonia do të vazhdojë të ketë një rritje të shpejtë në të ardhmen”, – tha ai. 








