• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Treni ka ikur…25 vjet më parë!

by S M
13/09/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Rreth 24 vjet më parë, autori i këtyre rreshtave botonte një shkrim që mbante titullin e përafërt “Hekurudha shqiptare, një grumbull hekurishtesh”. Siç shihet edhe nga titulli, theksi në atë shkrim të vjetër vihej mbi gjendjen e mjeruar të hekurudhave shqiptare. Tingëllon thellësisht ironike dhe dëshpëruese që sot, dy dekada e gjysëm më pas, situata e transportit hekurudhor në Shqipëri është edhe më e keqe se asokohe, kur inercia e sistemit të shkuar kishte lënë gjithsesi në këmbë disa struktura që sot s’janë më.

Në 25 vjet tranzicion, shinat e trenit që shkonin drejt Klosit u vodhën për skrap, ashtu siç ndodhi në dhjetra raste të tjera me linja të tjera të nisura, por që u plaçkitën nga vendasit. Marrëzia shqiptare e barazoi vlerën e një projekti madhor, siç janë linjat hekurudhore, me kilogramët e hekurit që nxirreshin duke shkrirë shinat e aksesorët e tjerë.

Ka ndodhur kështu, që sot të kemi një sektor transporti hekurudhor që është thjesht qesharak dhe arkaik. Madje pak të thuash arkaik. Është një rrangallë që të vjen turp të na e shohin turistët e shumtë të huaj, të cilët në vendet e tyre e përdorin sot e gjithë ditën trenin, si njërin ndër mjetet më efiçente të udhëtimit të të gjitha distancave. Teksa francezë e britanikë, belgë e gjermanë apo italianë, përdorin sot linjat e shpejtësisë së lartë, ne në Shqipëri vegjetojmë në mesjetën tonë unikale.

Sot po të jesh banor i Tiranës, trenin do ta marrësh në Vorë. Vetë trenat ngjajnë me kafaze të ndryshkur që zhvendosen me 40 kilometra në orë, paçka se brenda tyre ka fëmijë që me celularët që kanë në xhep udhëtojnë pafundësisht më shpejt në internet.

Po të duash të shkosh në Pogradec, duke provuar sugjestionin që të jep udhëtimi me tren, apo të duash të kalosh Qafë-Thanën përmes tunelit dikur të famshëm hekurudhor, e ke thjesht të pamundur. Shinat ndalen në të dalë të fshatit Lin, pasi rruga e re prej 21 kilometrash deri në Pogradec (e cila mori shtatë vjet kohë që të ndërtohej!!!), ka shkelur brutalisht mbi trasenë e vjetër hekurudhore.

Jemi një shtet me sistemin më të prapambetur dhe qesharak të hekurudhave në Europë. Duhet të udhëtojmë gjatë drejt Jugut, në Afrikën e zezë, që të gjejmë ndonjë realitet të ngjashëm. Ndërsa në Europë, SHBA dhe Azi projektohen trena dhe linja gjithnjë e më të shpejta, ndërsa zhvillimi teknologjik në sektorin e transportit po sjell risi gjithnjë e më të mëdha në transportin hekurudhor, në zvarritemi ende mbi shinat e ndryshkura të 40-50 vjëtëve më parë.

Është e dhimbshme të shohësh sesi e kanë trajtuar hekurudhën shqiptare qeveritë e 26 viteve të fundit. Linja të rrënuara, trena-karakatinë, shërbim mizerje për qytetarët. Sot transporti rrugor është vite dritë larg atij hekurudhor. Një realitet i deformuar dhe i padrejtë, që duket se nuk është kuptuar në asnjërën nga ciklet e qeverisjeve që kaloi ky vend, përfshirë qeverisjen aktuale.

Po të shohësh sesi e trajton transportin hekurudhor një fqinj i yni, Serbia, do të mësosh se tashmë në Beograd ka një plan afagjatë prej 1.1 miliard eurosh, për zhvillimin e rrjetit hekurudhor vendas. Vetëm në 2017, thonë burimet zyrtare serbe, po rehabilitohen 255 kilometra linja hekurudhore. Një kontrast therës me atë që (nuk) ndodh tek ne!

Investimi urgjent në modernizimin e hekurudhave shqiptare është investim për integrimin në një rrjet transporti që nuk është as i tejkaluar dhe aq më pak harruar nga koha dhe zhvillimi. Nuk ka Shqipëri të integruar në Europë, pa një sistem modern hekurudhor. Nuk ka shoqëri normale në kontinentin ku jetojmë, pa transportin mbi shina, të cilin ne e kemi harruar tërësisht për turpin dhe budallëkun tonë kolektiv. Është e pafalshme që sot me tren mund të shkohet edhe në Tibet, por jo në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Nguti për të ndërtuar rrugë nuk ka asnjë të sharë, pasi në shoqëritë moderne është arritur të gjendet një bashkëjetsë mëse e lëvdueshme mes shinave dhe gomave. Prapambetja epokale që kemi në transportin hekurudhor është një ndër minuset e mëdha të një vendi që kërkon të përmirësojë imazhin dhe të modernizohet. “Treni ikën në shtatë pa pesë”, titullohet një film i epokës socialiste. E pra treni shqiptar duket se ka një çerek shekulli që ka ikur dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet…

 

 

Next Post
Në pranga 3 burra dhunues, dhunë ndaj bashkëshortes, vajzës dhe nënës

TIRANE/ Bashkëjetuesi turk dhunon vajzën e re, gjykata merr në mbrojtje viktimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In