• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Treni bullgar”, “Dushku” dhe marifetet që se bindin elektoratin gri

by Ben Andoni
26/01/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në dy zgjedhjet qendrore të zhvilluara në vitet 2013 dhe 2017, konform të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, respektivisht votuan 49.86 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote, ndërsa në 2017 përqindja u ul poshtë me tre pikë të plota deri në 46.77 për qind. Pothuaj e njëjta situatë u ndie në të gjithë Ballkanin, ku si zakonisht Kosova dhe Shqipëria “shkëlqyen”, me elektoratin e ashtëquajtur gri, të pavendosur për ta hedhur votën dhe në fund për ta braktisur fare. Kjo është edhe sfida më e madhe e 25 Prillit në zgjedhjet shqiptare dhe e 14 Shkurtit në zgjedhjet e Kosovës. Por, pse stepet i ashtuquajturi elektorati gri jo vetëm në Shqipëri por kudo në Ballkan?! E ka një përgjigje dhe kjo lidhet me mënyrat sesi ne i kemi devijuar zgjedhjet. Ballkani e ka pasuruar fjalorin e manipulimeve të zgjedhjeve me gjetjet inovative.

Koncepti shqiptar “Dushku” është një nga më të arrirët për t’i bërë zgjedhjet e pandershme dhe për të marrë pasivisht deputetë, jo konform rregullave normale. Asokohe, zgjedhjet e 24 qershorit të vitit 2001, në një fshat të Lushnjes, i dhanë jetë një fenomeni shumë më tepër se të shëmtuar. Më kot, vëzhguesit ndërkombëtar e kritikuan ashpër për parregullsitë serioze me të cilat u shoqërua i gjithë procesi, në fund fitoi koalicioni i Majtë i drejtuar nga PS, ku atëherë Fatos Nano ishte kryetar i PS-së, ndërsa Ilir Meta kryeministër i qeverisë së saj. Në këto zgjedhje, që u mbuluan me llogarinë e një veprimi “korrekt” logaritmik, dolën mandatet e disa deputetëve sëbashku?! Më qartë: “Dushku”, një fshat pothuaj i panjohur, prodhoi nëntë deputetë, baraz me një qytet të madh!! Qysh atëherë ndër shqiptarë u ngulit thellë se pushtetarët do bënin vazhdimisht të tilla marifete për të mbajtur pushtetin e tyre, gjë për të cilën nuk gabuan. Në vite që erdhën më pas, u sofistikuan metodat, manipulimet dhe premtimet, duke ardhur në legjislaturën e fundit me një parlament krejtësisht gjysmak, me një opozitë dytësore, me një tjetër jashtë saj dhe me përfaqësim deputetësh me nivele intelektuale dhe komunikimi gati qesharake.

Jo shumë larg vendit tonë, madje e përdorur edhe nga elektorati shqiptar, lulëzoi i ashtuquajturi “treni bullgar”. Kjo metodë ishte më klasike por edhe më e vrazhdë për manipulimin e zgjedhjeve dhe lidhej me kontrollin direkt të fletëve të votimit. Termi, në fakt, u sajua nga kolegët e medias boshnjake gjatë vitit të tyre të zgjedhjeve 2010. Por, kuptohet merita e krijimit i takonte procesit gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, mbajtur në Bullgari në qershor 2009, në të cilën vlerësimet e analistëve vendas do tregonin se 200.000-350.000 vota ishin shitur ose detyruar. Thelbi i procesit është i tillë, bëhet një stafetë e hedhjes së votave të plotësuara qysh më parë. Që në çastin kur të ashtuquajturit  ‘administrues’ politikë shpërndajnë fletëvotimet e mbushura gati para qendrave të votimit. Piketohen më parë votuesit e luhatur, të cilët japin shenja afrimi dhe zotohen të shesin fletët e tyre të votimit. Ata marrin në qendrat e votimit fletët e pashënuara dhe hedhin të plotësuarat, që ua kanë dhënë administruesit. Në kthim u dorëzojnë fletët e votimit bosh administruesve, të cilët i plotësojnë ato dhe ua besojnë votuesve që i pasojnë. Pse po i përmendim? Një gjë e tillë është bërë në vendin tonë, por që asnjëherë nuk është përshkruar kështu, ndërsa thuhet se u bë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 dhe 2020 në Serbi e në vende të tjera, e vetëm në Strugë thuhet se u arrit të parandalohej.

Dhe, këtu vjen në skenë perceptimi i elektoratit gri, atij që sapo vjen e shtohet me formimin demokratik dhe me kërkesat gjithnjë e më të mëdha për përfaqësimin e tij. Dhe, nuk gabohet kurrë me refuzimin. Çfarëdo që të thonë politikanët sot, imazhi i tyre identifikohet me përqeshjet, talljet, diskurset qesharake, shqiptimin barbarik të koncepteve bazë politiko-ekonomike në foltoret e parlamentit e deri në imazhet e tyre groteske për të kërkuar vëmendje.

Nëse “Dushku” ishte një algoritëm për të krijuar deputetë dhe “treni bullgar” për të maksimalizuar shëmtuar votën, përfaqësimi dhe mënyra sesi afrohen sot politikanët shpesh s’ka asnjë bazë morali. Dhe, elektorati gri tashmë po shkon frikshëm tek ne në refuzim mbase deri në masën e 55%, për të treguar realisht atë pakënaqësi totale që ekziston jo vetëm ndaj përfaqësimit të Ramës, Metës, Bashës, Berishës, Kryemadhit, por edhe varganit të politikanëve-parti që thjesht luftojnë për emrat e tyre, por jo të partizave e gjithë trashëgimisë së tyre politike.

Në skenarin më të mirë, vota gri mendohet si votë lëvizëse që shkon atje ku krijohet frymë dhe mund të përmbysë kuotat gati fikse të militantëve, që u dihet vota. Veçse vota gri ka dhe një kontribut të jashtëzakonshëm, pasi duke mos u identifikuar me votat e varganëve të PS, PD, LSI dhe organizimeve të reja përfaqëson votën realiste që jo thjesht ndikon por tregon sesa në masat e gjera u besohet politikanëve në një fushatë zgjedhore. Kjo është arsyeja që të gjithë propozimet e PD dhe LSI e kërkojnë sot atë, me thirrje patetike kundër Ramës; ky i fundit me blatimin e çuarjes para të reformave, që në fakt janë më shumë se gjysmake veç të tjerave edhe prej pasojave shkatërrimtare të tërmetit dhe pandemisë. E veç të tjerave, masa gri, prej zhgënjimit prej politikës dhe të përzgjedhurve të sotëm, nuk ka frikë nga punësimi në shtet, ku jo pak herë detyrohesh në votime; nga konjukturat apo edhe në realitete të tjera, pasi e kanë zgjidhur vetë jetën. Janë këta votues me indiferencën apo përfaqësimin, që e njohin realitetin e vendit me indikatorët e tyre bazikë dhe nuk i referohen partive të ndryshme, paftyrësinë e shumë njerëzve të opozitës, që edhe në pandemi u pasuruan (qoftë edhe lideri i opozitës vetë), por edhe retorikën boshe të qeverisë Rama dhe administratës së saj. Për më tepër, fryrjen në numër të saj e ushqejnë edhe forcat e reja politike, me figura të njohura nga partitë tradicionale që ende nuk po e ravijëzojnë një fizionomi, e cila mund të shkojë në prekjen e këtij elektorati për ta kthyer në votues potencial. Sfida e afrimit të tyre tashmë është impenjimi kryesor i partive dhe jo programet apo ideologjitë, që i kanë braktisur prej kohësh. Dhe, jo më kot, Kryemadhi dhe Basha i grishin me të gjithë mënyrat, por me gabimin fatal, që nuk bëjnë Mea Culpat e drejtimeve të dikurshme, ashtu si kryeministri aktual, me retorikën e tij të ngritur, që është i interesuar në fakt që ata të mos votojnë. Ja pse kjo pasiguri dhe tërheqje e elektoratit gri, të kujton se “Dushku” dhe “Treni bullgar” presin për të tjera risi, por që në fakt e largojnë realisht këtë masë kaq inteligjente dhe të interesuar për të ardhmen e vendit. (Homo Albanicus)

Next Post
Situata nga reshjet e dëborës, Peleshi: Po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth

Shkodër/ Ilir Beqja ndan videon ku punonjësit e FNSh dhe AZM nxjerrin banorin nga izolimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In