• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Treni bullgar’? Celibashi rrëzon PD: Votat e papërdorura në Peqin nuk dolën nga kutitë!

by A R
30/05/2025 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar në Peqin, ku opozita deklaroi se kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga PS për manipulim të procesit.

Pas Policisë së Shtetit, që rrëzoi PD-në duke deklaruar se nuk ishin fletë votimi sipas ekspertimit të kryer, vjen edhe përgjigja zyrtare nga ana e KQZ-së.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka kthyer përgjigje zyrtare ditën e sotme përfaqësuesit ligjor të PD-ADSHM, Franc Nuri, mbi kërkesën për ekspertim të datës 23 maj. Ai konfirmon se fletët e pretenduara nga PD-ja, sipas verifikimeve që ka kryer institucioni në KZAZ nr. 45 Peqin, (fshati Pekisht), nuk rezultuan të kishin dalë nga kutitë.

“Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je”, thotë Celibashi në shkresën drejtuar Franc Nurit.

PD pretendoi më 22 maj nëpërmjet deputetit të sapozgjedhur të Elbasanit, Blendi Himçi, se kishin gjetur fletë votimi tek pronari i një lokali.

Nga verifikimet rezultoi se ishin fletë prove që shërbenin vetëm për trajnim dhe demonstrim me edukim të zgjedhësve se si votohej, dhe jo fletë të vlefshme votimi. Nga këqyrja rezultoi se këto fletë nuk kishin as vulën e KQZ-së dhe as firma.

Next Post
Postimi enigmatik i Elon Musk: Nëse vdes në mënyrë misterioze, jam i lumtur që ju njoha

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In