• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Treni bosh i votave të aleatëve të PD

by Plator Nesturi
30/04/2021 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ndër temat e diskutuara kur u hartua lista e kandidatëve për Tiranën të Aleancës për Ndryshim ishte dhe fakti i përfshirjes në zonë të sigurtë të kryetarëve të partive aleate. Vendimi i Bashës për t’i futur në zonë të sigurt mandatesh shkaktoi jo pak pakënaqësi tek demokratët, të cilët shihnin se një pjesë e madhe e energjive të tyre në fushatë do të shkonin në favor të aleatëve.

Dhe nuk ishin pak, por 9 kandidatë nga aleatët në listën prej 36 emrash ne qarkun Tiranë. Sot, ndërsa numërohen votat e kandidatëve duket se ka një disproporcion të madh midis kontributit të aleatëve në vota me atë çfarë kanë përfituar. Kështu, nëse mbledhim votat personale e të nëntë kandidatëve nga aleatët ato arrijnë në 27.000, që përthehen në 2 mandate. Ndërkohë, sipas renditjes së emrave që kanë përfituar përfaqësimin në parlament janë 5 mandate nga aleatët.

Në një listë me 15 emra fitues të PD nga 36 që ka qarku i Tiranës, një e treta e fituesve i takon partive aleate. Me këto shifra, ai tren fitoreje që pretendoi PD dhe që do i sillte fitoren rezultoi se ishte me vagona bosh. Aleatët dhanë 2 dhe morën 5 mandate vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër, vërehet se asnjë nga kryetarët e partive aleate nuk ka arritur të marrë vota për të dalë deputet. Më i votuari nga aleatët është Idrizi i PDIU me 5900 vota dhe më pas Fatmir mediu i PR me 5200 vota.

Pra edhe dy më të kuotuarti nga kandidatët aleatë nuk do të mund të prodhonte mandate nëse do të konkuronte më vete. Ndërkohë, surprizë jo e këndshmë për Vangje Dulen e PBDNJ i cili ndonëse i pozicionuar në vend të sigurt, i renditur i 11, arrin të mbledhë vetëm 640 vota. Në këtë mënyrë, formula e përsëritur që përdori dikur Berisha në zgjedhjet e vitit 2009 për trenin e madh të aleatëve për të grumbulluar vota, nuk funksionoi në zgjedhjet e 2021, dështim ky që iu paralajmërua Bashës nga shumë analistë që në kohën që shpalli listën e kandidatëve.

Kontributi i aleatëve në 25 prill ishte shumë i pakët në krahasim me çfarë reklamohej. Por ajo që duket se dhemb më shumë tek demokratët është se i kanë dhuruar vende të pamerituara në parlament kryetarëve të pandryshueshëm të partive të vogla.

Next Post
Zgjedhjet/ Drejtuesja e misionit të OSBE/ ODIHR: Po rikthehet besimi në sistemin zgjedhor! Do i kushtojmë vëmendje çdo ankimi apo rinumërimi votash

Zgjedhjet/ Drejtuesja e misionit të OSBE/ ODIHR: Po rikthehet besimi në sistemin zgjedhor! Do i kushtojmë vëmendje çdo ankimi apo rinumërimi votash

Comments 1

  1. Demo Krati says:
    5 years ago

    Po mirë, dakort për Kryetarët.
    Po Mesila Doda Demi, çfarë mutin është ?
    Me çfarë statusi, është futur në zonë të sigurt ?
    Turp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In