• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trendi/Konvertimi i automjeteve me energji elektrike

by Java News
19/11/2018 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konvertimi i sistemit që fuqizon automjetet është një proces që kryhet masivisht prej shumë vitesh. Arsyeja kryesore deri më tani ka qenë kursimi i karburantit, ndërsa tashmë duket se po shtohet edhe mbrojtja e mjedisit si një faktor. Konvertimi i automjeteve me benzinë duke u shtuar një impiant gazi është mjaft popullore, si në vendin tonë, por edhe në shtete europiane si Italia. Ndërkohë, në kontinentin tjetër, në Amerikë, ka nisur trendi i konvertimit të makinave në elektrike.

Procesi i ri konsiston në vendosjen e motorit dhe baterive të një automjeti elektrik në një makinë normale. Makina “e re” mund të jetë tërësisht elektrike, apo mund të qëndrojë hibride duke përdorur edhe karburantin për t’i shtuar rrezen e udhëtimit baterisë elektrike.

Samuel Polyak, një mekanik nga New Jersey, është një prej disa entuziastëve të makinave elektrike, i cili po konverton prej disa vitesh automjetet.

Ai e themeloi kompaninë e tij në vitin 2014 me synimin për të shndërruar makinat që ndosin ambientin në automjete elektrike.

Çdo pjesë e motorit me djegie të brendshme hiqet dhe zëvendësohet me komponentë elektrikë sipas dëshirës së klientit.

Pothuajse çdo automjet mund të kthehet në elektrik dhe shumë njerëz zgjedhin një makinë të lehtë dhe aerodinamike që të shfrytëzojnë sa më shumë fuqinë e baterisë, raporton SCAN.

Shumë prej klientëve të tij, tregon Polyak, kanë zgjedhur të konvertojnë edhe modele luksoze automjetesh për të reduktuar ndotjen e ajrit. Çmimi i konvertimit varion sipas modelit të automjetit dhe komponentëve që zgjedh klienti.

Çmimet variojnë nga 4 mijë dollarë deri në 20 mijë dollarë, ndërkohë që ofrohen edhe alternativa shumë më pak të kushtueshme. (Tema)

Next Post
Tenerife/Dallga përplaset dhe shkatërron ballkonet deri në katin e 3-të

Tenerife/Dallga përplaset dhe shkatërron ballkonet deri në katin e 3-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In