Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ ka komentuar fenomenin e largimit të shqitarëve, duke thënë se nuk e ka zanafillën nga qeverisja e tij, por është një trend edhe në Europë dhe botë.
Rama tha se siç është trendi i ikjes, do të jetë edhe i kthimit, kur Shqipëria të jetë e balancuar në kornizën e përgjithshëm të veprimtarisë së BE-së.
kreu i qeverisë thumboi edhe opozitën, duke thënë se “kush thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, besoj se thjesht dhe vetëm ose nuk e di ca thotë ose gënjen sepse nuk ka ndodhur kurrë në histori”.
Rama: Kjo historia po ikim, ju lutem shumë se është pak si motiv i stërmunduar, por pa pasur parasysh disa fakte shumë të thjeshta. Trendi i largimit të shqiptarëve drejt Europës apo botës, as nuk e ka zanafillën në qeverisjen tonë, as nuk është në stadin ku kthesa e dukshme të fillojë, sepse mjafton të shohësh çfarë kanë bërë vendet e tjera, për të kuptuar se kthesa e dukshme është momenti i anëtarësimit dhe momenti i balancimit të plotë të vendit në kornizën e përgjithshëm të veprimtarisë së BE-së.
E dyta, ne kemi qenë të mbyllur për 50 e kusur vite dhe jemi më të justifikuar për të kërkuar fatin, diçka më të mirë. Por nga ana tjetër, sic ka shqiptarë që largohen, ka edhe shqiptarë që kthehen. Zgjidhja nuk është një çelës magjik, por punë, punë, punë.
Gjithmonë e më shumë shqiptarë kthehen për pushime dy herë në vite. Siç po ndodh që kthehen për të investuar, është një trend që do të ketë kohën e vetë të kthimit.
E vërteta është se kush thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, besoj se thjesht dhe vetëm ose nuk e di ca thotë ose gënjen sepse nuk ka ndodhur kurrë në histori.
Të gjitha vendet kanë patur fazat e tyre të emigracionit, përveç Amerikës. Dhe më pas të gjitha kanë patur fazat e balancimit.
Edhe vendet europiane të Mesdheut kanë të njëjtin fenomen që lidhet me globalizmin, nevojën e njerëzve për të marrë me shpejt atë që përndryshe duhet të presin më gjatë për të qenë zotërues të ardhmes së tyre.