Përdorimi i lojërave elektronike është kthyer në një trend global. Nisur nga përdorimi i gjerë i tyre, veçanërisht në moshat e vogla, Organazita Botërore e Shëndetësisë e konsideroi sëmundje varësinë që krijohet nga këto realitete virtuale.
“Deri 24 muaj e ndaluar, më tej nuk e ndalon dot por lind detyra e prindit për t’i kontrolluar”, thotë psikologia Entela Binjaku.
Psikologët janë të mendimit se këto lojëra nuk janë të dëmshme nëse kontrollohet koha e cila ju kushtohet.
Por nëse fëmijët krijojnë varësi ndaj këtyre realiteteve virtuale, pasojat janë të shumta.
Shkencëtarët kanë vërejtur se përfshirja e fëmijëve në lojëra elektronike ka ndikuar pozitivisht në aftësimin e disa zonave të trurit. /l.m