• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Trendet e 2020-ës/ Ushqimet me kanabis janë gjithnjë e më shumë të kërkuara

by Java News
01/01/2020 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar, doli fort në skenë CBD, aq sa në tetor, YouGov raportoi se një në dhjetë Britanike kishte përdorur produkte që e përmbanin.

 

CBD është një përbërës jo-psikoaktiv që gjendet tek bimët e marihuanës, dhe ekspertët besojnë se popullariteti i tij do të rritet në vitin 2020 – do ta gjejmë në gjithcka duke nisur nga koktejet deri tek ushqimi.

 

“Kanabisi është sallata  e re,” thotë Rich Woods, pronar i London’s Scout, që mban numrin 28 në listën e bareve më të mira në botë. Ai parashikon një të ardhme të ndritur për pijet e përzjera me vaj CBD, duke shtuar se  “2020 do të vazhdojë të shohë këtë trend të shkojë lart dhe një numër më I madh baresh do të eksperimentojnë me të”.

 

 

Kjo vlen dhe për ushqimin sipas Annabel Wray dhe Victoria Knight nga Hakuna Foods, që furnizon  industrinë e argëtimit. “Restorantet, kafenetë dhe dyqanet të cilat ofrojnë ushqim dhe pije që kanë në përmbajtje CBD , do të shtohen në numër. Por ne presim gjithashtu që të ketë edhe në supermarket një rritje të produkteve të përzjera me CBD si kafe apo ujë të gazuar“, thonë ato.

 

Chris Green, bashkëthemelues i Young Foodies, mendon se e gjithë kjo është pjesë e një tendence më të gjerë. “Konsumatorët po blejnë produkte që ngushtojnë hendekun mes ilaçeve dhe ushqimit,  pasi ne po bëhemi gjithmonë e më të vetëdijshëm për rolin që luan ushqimi dhe pijet në mirëqenien tonë mendore,” arsyeton ai. Po cfarë do të ndodhë tjetër në lidhje me ushqimin gjatë 2020-tës?

 

Me njerëzit përherë e më të shqetësuar nga ndikimi mjedisor i ushqimit, kuzhinierët parashikojnë një rritje të konsumit të produkteve lokale dhe atyre të stinës. Chris Bavin, I emisionit  Best Home Cook, beson se këtë vit, “vëmendja për ushqimin do të fokusohet tek produktet e stinës dhe prodhimi vendas.

 

Së pari, kujton ai, tregu I importit është më pak i parashikueshëm dhe kostot e tij më të larta, dhe së dyti, do të ketë më shumë ndërgjegjsim për ushqimet e prodhuara vetë. Shefi I kuzhinës  Matt Tebbutt sheh gjithashtu në letrat e fatit një “tendencë të forta sezonale“. “Mendoj se kjo të bëhet shumë më e rëndësishme për një pjesë të gjerë të popullatës. Shpresoj që kjo do t`I japë nga ana tjetër edhe një mbështetje shumë të nevojshme prodhuesve të vegjël dhe fermerëve lokalë“, shprehet ai.

Mendohet të ketë gjithashtu një shtim të përdorimit të ushqimeve të detit, por me risi të tipit sallam salmon apo oktapodi ose proshutë me peshk shpatë e salcice me butakë. Është një trend që ka nisur në Australi, I cili sheh të përdoren produktet e detit në vend të mishit për përpunim, dhe njerëzit ngacmohen mjaft prej tij.

Pritet gjithashtu një rritje e ushqimeve me bazë bimore. Sipas të dhënave të Vegan Society, numri i vegjetarianëve në Britani është katërfishuar në 600,000 që nga viti 2014. Ata thonë se statistikat tregojnë që deri në 2025-së, vegjetarianët do të përbëjnë një të katërtën e popullsisë.

Do të forcohet gjithashtu këtë vit ndërgjegja për të ushqyerit e shëndetshëm. Njerëzit do të bëhen më të përgjegjshëm për mënyrën sesi ushqehen. Fokusi do të jetë tek formula: “më shumë proteina, më pak kalori“.

Do të ketë kërkesë më të madhe për kokteje frutash, por gatimi me shurupin e frutave nga ana tjetër do të reduktohet, sepse përmbajnë goxha sheqer.

Shihet një tendencë në rritje edhe për miellin alternative, me preferencat e shtuara për miellin e arrës së kokosit apo atë të qiqrave, ndërsa vëmendja të madhe ka marrë dhe mielli integral. Cdo gjë që shkon pra, gjithmonë e më shumë, drejt një ushqimi sa më të shëndetshëm, sepse është e qartë tashmë, që kujdesi mbi ushqimin që zgjedhim të përdorim, sa vjen e po shtohet! (Tema)

Next Post
Fotot/ Dua Lipa e priti Vitin e Ri në Majemi

Fotot/ Dua Lipa e priti Vitin e Ri në Majemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In