• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trenat më luksozë në botë (FOTO)

by Java News
02/09/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në botë ekzistojnë shumë trena luksozë që lidhin vise, shtete, madje dhe kontinente të ndryshme. Është vërtetë e pamundur që të përcaktohesh për një tren të veçantë dhe të thuash se – ai është treni më luksoz në botë. Megjithatë, nuk është vështirë të përcaktohesh për disa prej tyre – që njihen si trenat më luksozë në botë – ku udhëtimi me ta është një përjetim që do ta mbani në mendje gjatë gjithë jetës, qoftë për luksin që ofrojnë, qoftë dhe për vendet përrallore që ata përshkojnë gjatë rrugës së tyre.

 “Maharaja Express”

treni-luks-0001

“The Maharaja Express”, në vitin 2012, ishte shpallur si treni më luksoz në botë, në ceremoninë “World Travel Awards”. Ky tren ofron mundësinë të përjetoni magjinë e peizazheve të Indisë dhe kulturën e saj.

“The Maharaja Express” bartë vetëm 88 pasagjerë njëkohësisht, ndërsa kalon nëpërmjet pjesëve veriore të Indisë, si Jaipur, Jodhpur, Agra, Varanasi dhe Bikaner, që janë destinacionet më të popullarizuara turistike në këtë vend.

“Palace on Wheels” (Pallati mbi rrota)

treni-luks-0002

Ky është treni i parë që ka ofruar të gjitha shërbimet hoteliere për pasagjerët e tj – ndërsa sot, pos spa-tretmanit, ka dhe dy restorane të njohura që ofrojnë specialitete të kulinarisë. Ai operon që nga viti 1982 dhe është shumë i njohur për eksplorimin e Indisë.

Udhëtimi njëjavor me këtë tren përshkon vendet e njohura si Jaipur, Jodhpur, Udaipur, Chittaurgarh,Jaisalmer dhe përfundon në Agra, pasi të keni vizituar Taxh Mahallin, një prej shtatë mrekullive të botës të shpallur nga UNESCO.

“Venice Simplon Orient Express”

treni-luks-0003

Ky është treni më autentik që posedon vagonët e vitit 1920. Ai udhëton ndërmjet Parisit dhe Stambollit, ndërsa udhëtimi me të zgjatë gjashtë ditë, me ndalje në Budapest dhe Bukuresht. Treni njihet edhe për kuzhinën e njohur franceze, ushqimi i së cilës iu serviret udhëtarëve.

Turistët (pasagjerët) po ashtu mund të blejnë suvenire në shitorën që ekziston brenda trenit – ndërsa ekziston dhe një roman i shkrimtarës së njohur, Agata Christie, ngjarja e të cilit zhvillohet në këtë tren.

“Indian Pacific” (Indian-Paqësor)

treni-luks-0004

Ky tren është emëruar sipas dy oqeaneve – oqeanit Indian dhe atij Paqësor, ndërsa mbulon një distancë prej 4,352 km, mes Sidneit dhe Perthit, në Australi. Udhëtimi me këtë tren luksoz zgjatë katër ditë e tri netë, ndërsa kalon përmes viseve më të bukura të Australisë.

Treni “Indian Pacific” ndalon në disa vende gjatë rrugëtimit të tij, në mënyrë që pasagjerët (turistët) të mund të eksplorojnë vendet e bukura të Australisë, si Adelaide, Cook, Broken Hill dhe Kalgoorlie.

“Pride of Africa” (Krenaria e Afrikës)

treni-luks-0005

Treni “Pride of Africa” ofron një udhëtim mbresëlënës nëntë ditor. Udhëtimi me këtë tren ofron atraksione të veçanta për artistët dhe fotogarfët – të cilët kanë mundësi të realizojnë fotografi dhe pamje unikate gjatë udhëtimit.

Treni në mes tjerash, kalon në Parkun Kombëtar përplot me kafshë të egra, pastaj përmes minierave të diamantëve, apo dhe përmes shkretëtirës Kalahari. /NGJYRA.COM/a.k

Next Post
Një kriter i paplotësuar/ Pas debatit Rama-Ademi qëndron pezullimi i ndeshjeve në “Loro Boriçi”?

Një kriter i paplotësuar/ Pas debatit Rama-Ademi qëndron pezullimi i ndeshjeve në "Loro Boriçi"?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In