• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tremujori i tretë i vitit solli rekord të investimeve të huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri

by
27/12/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuritë e paluajtshme kanë udhëhequr rritjen e investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë të vitit.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky sektor solli fluksin më të madh të investimeve të huaja, me 61 milionë euro, 154% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për 9-mujorin, investimet në këtë sektor kanë arritur vlerën e 141 milionë eurove, në rritje vjetore me 171%. Deri tani, pasuritë e paluajtshme janë këtë vit sektori i dytë për nga pesha e investimeve të huaja direkte, pas industrisë nxjerrëse. Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme duket se po tërheq jo vetëm investimet vendase, por edhe kapitalet e shtetasve të huaj. Shifrat tregojnë se investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë arritur nivelet më të larta historike, të paktën që prej vitit 2014, kur nis seria kohore e Bankës së Shqipërisë për këtë tregues.

Sektori i industrisë nxjerrëse shënoi nivele të larta të investimeve të huaja direkte edhe për tremujorin e tretë të vitit, me 52 milionë euro, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të gjithë 9-mujorin e parë të këtij viti, industria nxjerrëse mbetet sektori që ka tërhequr më shumë investime të huaja, me 147 milionë euro ose 21% të totalit. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket se ka nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri, sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja direkte ngelet ai i shërbimeve financiare. Për tremujorin e tretë të vitit, investimet e huaja direkte në tregun financiar arriti në 38 milionë euro, 41% më shumë krahasuar me tremujorin III 2020. Për të gjithë 9-mujorin, investimet në këtë sektor arritën në 114 milionë euro, 31% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, për shkak se rritja e bankave tregtare kërkon shtim gradual të kapitalit aksioner, për të qëndruar në përputhje me kërkesat rregullatore.

Ndërkohë, në sektorin energjetik, investimet e huaja direkte ishin në rënie të dukshme edhe në tremujorin e tretë, me vetëm tre milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kishin vlerën e 69 milionë eurove. Për 9-mujorin, investimet në energjetikë kishin vlerën e 45 milionë eurove, në rënie me 80% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia e investimeve në sektorin energjetik ishte një zhvillim i pritshëm, pas përfundimit të gazsjellësit TAP dhe projekteve më të mëdha të investimit në hidroenergjetikë. Tani vëmendja e investitorëve është kthyer sidomos tek energjia diellore, megjithatë për momentin investimet janë shumë larg atyre të viteve pararendëse.

Tremujori i tretë solli një frenim të investimeve të huaja në industrinë përpunuese, që ranë në 28 milionë euro, nga 32 milionë euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, për 9-mujorin bilanci ngelet në rritje të lehtë, me 71 milionë euro ose 6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Tjetër degë me rritje të investimeve të huaja këtë vit është ajo e shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike, degë e lidhur kryesisht me aktivitetet e call center, të suportit teknik apo të shitjeve për platforma të shërbimeve financiare. Për 9-mujorin 2021, ky sektor tërhoqi investime të huaja në vlerën e 43 milionë eurove, 59% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja ka qenë e përqendruar kryesisht në tremujorin e parë, ndërsa më tej investimet e huaja kanë qenë mes stanjacionit dhe rënies. Ky sektor mund të vuajë trysninë në rritje të organeve ligj zbatuese, sidomos për kompanitë që ndërmjetësojnë investime në bursat online. Në shumë raste, këto kompani angazhohen edhe në skema të mirëfillta mashtrimesh, kryesisht ndaj shtetasve të huaj.

Në 9-mujorin e këtij viti, Shqipëria tërhoqi gjithsej 711 milionë euro investime të huaja direkte, në rritje me 1.1% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Marrë nga: Monitor

/b.h

Next Post
COVID-19 në Kosovë/ Vetëm 7 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Pandemia/ Konfirmohen rastet e para me variantin Omicron në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

August 30, 2026
Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

August 30, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

August 30, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Kush gënjen dhe kush abuzon?

August 30, 2026
Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

August 30, 2026
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

August 30, 2026
“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com