• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tremujori i tretë: Borxhi publik bie në 53.2% të PBB-së, por në rritet në vlerë

by A R
27/10/2025 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto  shënoi një ulje të lehtë, duke arritur në 53.45% të PBB-së, nga 54.21% që ishte në fund të vitit 2024, sipas të dhënave të Ministrisë Financave.

Pavarësisht kësaj rënieje relative, borxhi publik është rritur në vlerë absolute, duke u ngjitur në mbi 1.400 miliardë lekë në fund të shtatorit 2025, nga 1.364,9 miliardë lekë në dhjetor 2024. Kjo rritje prej rreth 36 miliardë lekësh  ose2.6 për qind pasqyron efektin e disbursimeve të reja, ndërkohë që rritja më e lartë e PBB-së ka ndihmuar në përmirësimin e raportit borxh/PBB.

Të dhënat tregojnë se borxhi i brendshëm përbën 30.85% të PBB-së, ndërsa borxhi i jashtëm 22.6%, duke konfirmuar një strukturë më të ekuilibruar të huamarrjes.

Ministria e Financave vlerëson se reduktimi i raportit të borxhit ndaj PBB-së është tregues i një përmirësimi gradual të qëndrueshmërisë fiskale, megjithëse shërbimi i borxhit dhe rreziku i rifinancimit mbeten faktorë që kërkojnë monitorim të kujdesshëm në kushtet e normave të larta të interesit në tregjet ndërkombëtare.

Raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë qendrore duke përfshirë edhe borxhin e garantuar ndaj PBB-së ka ndjekur një tendencë të qartë rënëse në dy vitet e fundit.

Pas kulmit që arriti gjatë periudhës së pandemisë, në vitin 2020, kur borxhi publik u ngjit në 73.9% të PBB-së, niveli i detyrimeve shtetërore nisi të stabilizohet dhe më pas. Në vitin 2021, raporti mbeti pothuajse i pandryshuar, në 74.1%, për të hyrë më pas në një fazë të qartë rënieje: 64.1% në vitin 2022, 57.6% në 2023, dhe 54.2% në fund të vitit 2024.

Sipas Buletinit Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë të vitit 2025, raporti vijoi të përmirësohet, duke zbritur në 53.45% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2015. Megjithatë, kjo ulje relative ndaj PBB-së nuk ka ardhur për shkak të një reduktimi të borxhit në vlerë absolute,  përkundrazi, stoku i borxhit është rritur në 1.400,7 miliardë lekë, nga 1.364,9 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar.

Rritja e PBB-së nominale dhe forcimi i lekut ndaj valutave kryesore kanë ndihmuar në përmirësimin e këtij raporti, duke e bërë borxhin më të qëndrueshëm në raport me kapacitetin e ekonomisë për ta shërbyer.

Struktura e borxhit tregon se 30.85% e PBB-së përfaqësohet nga borxhi i brendshëm, ndërsa 22.6% nga borxhi i jashtëm, duke sinjalizuar një tendencë drejt rritjes së peshës së huamarrjes në tregun vendas.

Në terma makroekonomikë, ulja e raportit të borxhit me PBB-në interpretohet si një sinjal pozitiv për stabilitetin fiskal dhe aftësinë e qeverisë për të ruajtur besueshmërinë financiare.

Marrë nga Monitor

Next Post
Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë

Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In