• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Trekëndëshi Rama-Meta-Idrizi

by Eduard Zaloshnja
28/02/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduart Zaloshnja

Në një intervistë që Aldo Bumçi dha për Albanian Free Press, kur u pyet nëse PD-ja do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me LSI-në për qeverinë teknike, u përgjigj se PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë, jo vetëm me LSI-në për qeverinë teknike, por edhe me partinë e Idrizit.

Kuptohet që Bumçi e shtoi partinë e Idrizit në përgjigjen e tij, edhe pse u pyet vetëm për LSI-në, thjesht për të dhënë idenë e gjithëpërfshirjes, në projektin për rrëzimin e qeverisë Rama. Ndërkohë, ai dhe ata që janë sipër tij, e dinë mirë se partia e Idrizit, në fakt, përbën faktorin kryesor për mosrrëzimin e qeverisë aktuale.

Kur Ilir Meta hodhi idenë e qeverisë teknike në korrikun e vitit të shkuar, ishin votat e PDIU-së dhe të dy-tre deputetëve të tjerë, jashtë sinorit PS-PDIU, që i siguruan qeverisë Rama 71 votat e mbijetesës (pavarësisht se nuk u paraqit zyrtarisht një mocion mosbesimi ndaj saj).  Dhe për sa kohë që nuk bëhen 71 vota në Kuvend, për të mbështetur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Rama, çadra e opozitës mund të vazhdojë të rrijë ngrehur para kryeministrisë, sa të dojë.

Partitë që janë sot në opozitë, kanë marrë votat e 660 mijë shqiptarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Është e kuptueshme që e kanë mundësinë të sjellin me autobusë e furgonë edhe 66 mijë përkrahës në tubimin tjetër të madh të radhës. Gjithashtu, ato edhe mund të pushtojnë me dhunë kryeministrinë, siç bënë në shtatorin e 1998-ës. Por sidoqoftë, nuk mund ta rrëzojnë qeverinë aktuale, për sa kohë nuk bëhen 71 vota në Kuvend, për të zëvendësuar Ramën me një kryeministër “teknik”. Një qeveri që nuk merr dot votat në Kuvend, nuk mund të pranohet si legjitime, nga asnjë faktor ndërkombëtar.

Duke hamendësuar se Meta e do realisht një qeveri “teknike”, beteja e vërtetë për një qeveri të tillë nuk do të zhvillohet në bulevard, por në KQZ, ku po diskutohen mandatet e disa deputetëve.  Aktualisht, kryeprokurori Llalla (i propozuar për këtë post nga Meta), këmbëngul për heqjen e mandatit të deputetit socialist Prenga – që do të zëvendësohet nga një deputet i LSI-së, nëse i hiqet mandati i deputetit. Ndërsa kryetari i KQZ-së (i propozuar për këtë post nga Rama), këmbëngul se prokuroria nuk ka paraqitur të dhëna të mjaftueshme për heqjen e mandati të deputetit Prenga.

Gjithashtu, prokuroria po kërkon edhe heqjen e mandateve të 5 deputetëve të tjerë: 2 të PDIU-së, 1 i PS-së, një i PD-së dhe 1 i LSI-së – të gjithë përkrahës aktualë, të kryeministrit Rama. Por, për këta deputetë, prokuroria është ende në procesin e verifikimit të shenjave të gishtave përmes Interpolit.

Ecuria e ngjarjeve na tregon se deri në 1 prill, beteja mes prokurorisë dhe KQZ-së do të ketë përfunduar. Atëherë do të jetë bërë e qartë se sa deputetë në Kuvend mund të jenë të gatshëm të votojnë për një qeveri “teknike”, nëse kjo kërkohet nga Meta.

Jo më kot mora si pikë referimi 1 prillin, sepse ajo është data, kur Ilir Meta nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Edi Ramën. Meqë Meta e thekson vazhdimisht se LSI-ja nuk prish marrëveshje, nuk mund të pritet deri në 1 prill asnjë hap konkret, për rrëzimin e qeverisë Rama, edhe në qoftë se ky është vërtet qëllimi i Metës.

Por, nëse Rama jep sinjale se do ta vazhdojë bashkëpunimin me Idrizin edhe për 4 vitet e ardhshme, dhe në qoftë se raportet e votave ndryshojnë në Kuvendin aktual, – si rezultat i këmbënguljes së prokurorisë, – gjasat janë që, pas 1 prillit, Meta të shpallë krijimin e një koalicioni parazgjedhor, të baraslarguar si nga PS-ja edhe nga PD-ja, si dhe të kërkojë zyrtarisht krijimin e një qeverie “teknike” para zgjedhjeve.

Në qoftë se qeveria “teknike”, është vërtet objektivi i Metës, dhe ai e realizon atë, gara për postin e kryeministrit pas 18 qershorit do të jetë vërtet e paparashikueshme. Përndryshe, Metës i duhet të zgjedhë ose të vazhdojë të rrijë në koalicionin aktual, ku mund të mos jetë më i domosdoshëm (si katër vjet më parë), ose të krijojë një koalicion më vete, në garë si me qeverinë Rama-Idrizi, ashtu edhe me koalicionin Berisha-Basha.

Por në këtë rastin e dytë, LSI-ja mund të mbetet jashtë pushtetit për 4 vitet e ardhshme…

afp.al

Next Post
I gjejnë kanabis në servisin e makinave, arrestohet korçari

I gjejnë kanabis në servisin e makinave, arrestohet korçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In