• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregu i turizmit dhe tregu i “ekspertëve” të turizmit

by Mero Baze
29/06/2025 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria i ka ulur në gjunjë gjithë skeptikët e turizmit në rajon dhe Evropë, duke qenë vendi me rritjen më të madhe të turizmit, me një gjeografi që po shkon tërësisht drejt Perëndimit.

Nëse tre- katër vite më parë agjencitë turistike populluan hotelet e pakta që kishim me turistë polakë, çekë e ukrainas, sot shumica e turistëve që po vijnë janë francezë, italianë, gjermanë dhe anglezë.

Aeroporti i Tiranës, i cili në të vërtetë është lideri real i turizmit shqiptar, e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të arritshëm të Evropës, dhe për disa vende si Italia, është destinacioni i parë i çdo aeroporti.

Ndërkohë që turizmi i ka mposhtur kritikët që thoshin se në këtë vend nuk shkel njeri, ka nxjerrë në pah një tufë “ekspertësh” që po krijojnë në ekrane drama që nuk ekzistojnë lidhur me tipin e turistit, me të ardhurat në vend apo leverdinë e turizmit. Janë gati të thonë se më mirë të mos kemi fare turistë se sa të durojmë këta që vijnë.

Disa hiqen si ksenofobë që i shqetësojnë gjuhët e huaja nëpër Tiranë, të tjerët i qajnë hallin ekonomisë se këta janë turistë që hanë byrekë apo sufllaqe dhe japin rekomandime idiote se si duhet të zhvillohet turizmi.

Merrni një copë letër dhe mbani shënim ankesat e tyre dhe do të shikoni se në çfarë niveli ka arritur idiotësia.

Një palë ankohen se po vijnë turistë të varfër dhe nuk duhet lejuar. T’i themi Kastratit të punësojë disa njerëz në Rinas e t’i pyesë kur hyjnë: “A hani byrek, a hani sufllaqe?” dhe nëse thonë po, t’i kthejë mbrapsht.

Pastaj janë këta që ankohen për hotelet luksoze që po ndërtohen. Shajnë Kushnerin se po u merr Sazanin, shajnë arkitektët e huaj që po ideojnë projekte impresionuese në bregdet, duke arsyetuar se këto janë hotele të shtrenjta dhe pastrojnë para. Sipas tyre, dhe këto nuk i duhen ekonomisë.

Pastaj është kategoria e ekspertëve që shajnë Airbnb dhe qytetarët që japin shtëpi me qira se nuk i deklarojnë të ardhurat.

Në finale dalin statistika që “provojnë” se turistët nuk kanë lënë asnjë lek në Shqipëri dhe kjo është dramë e madhe.

Nëse mbledh idiotësitë e tyre dhe i fut në një algoritëm se çfarë duan këta ekspertët nga turizmi shqiptar, i bie të mbyllim gjithë bujtinat e Shqipërisë që shërbejnë byrek, gjellë me ato supa tradicionale të lira etj. Pastaj të mbyllim hotelet me pesë yje se vijnë kapitalistët e mëdhenj. Pastaj të mbyllim apartamentet me qira se nuk dihet ku shkojnë lekët. Pastaj të mbyllim dhe hotelet e vogla se nuk kanë shërbim të mirë dhe marrin puntorë të huaj.

Thjesht të dorëzuar nga shifrat e turizmit, ata tani duan të rrëzojnë bilancin e turizmit.

E vërteta është që turizmin e dikton tregu dhe jo ekspertët, dhe Shqipëria ofron një diversitet turistik të jashtëzakonshëm, që nga fshatrat e varfër dhe malet, deri te bregdeti dhe kryeqyteti që është poli kryesor i turizmit.

Mrekullia e Shqipërisë në turizëm është fakti që ne po shkojmë drejt standardit që mund t’i shërbejmë gjithë tipave të turistëve: atyre që duan hiking, atyre që duan male, atyre që duan lumenj për rafting, atyre që duan bregdet, por edhe atyre që duan Tiranën.

Nëse do marrësh mendjen e këtyre ekspertëve dhe të zhvillosh një tip turizmi që duan ata – që s’ka algoritëm ta gjejë se çfarë duan – e kupton se ata thjesht nuk duan të ketë turizëm në Shqipëri.

E vërteta është që ne duhet të merremi me problemet që po prodhon industria e turizmit dhe jo me refuzimin e tregut të turizmit. Dhe problemet janë të pafund: që nga transporti publik, infrastruktura e ujit dhe energjisë në zonat turistike, problematikat e krijuara nga aktet nënligjore për rregullimin e infrastrukturës së turizmit, siç është ndotja e ujërave apo pastrimi – por jo refuzimi i tipit të turizmit.

E vërteta është se turizmi malor, bujtinat dhe ushqimi tradicional mund të mos sjellin shumë lekë për shtetin, por jam i lumtur për këtë. Është më mirë t’i marrin lekët ata fshatarët që kanë ndërtuar me thonj ato bujtinat pa asnjë ndihmë nga shteti, se sa t’i marrë ndonjë ministre e t’i bëjë rrush e kumbulla duke ua ndarë lekët miqve të vet.

Është më mirë t’i marrin lekët e qirave pronarët e apartamenteve dhe të mos shfaqen në statistikat e INSTAT, por në fuqinë investuese të tyre. Sa për hotelet – shumica e tyre i kanë turistët që paguajnë me karta krediti dhe e kanë të pamundur të bëjnë informalitet. Zhvendosja e gjeografisë së turizmit nga Lindja drejt Perëndimit po sjell më shumë formalitet, më shumë para të deklaruara dhe si rrjedhim, më shumë të ardhura për shtetin. Por ky nuk duhet të jetë objektivi kryesor.

Turizmi po i sjell lekët në Shqipëri dhe kapitalizmi i turizmit shqiptar – ajo që këta “ekspertë” e quajnë fatkeqësi – deri tani është fati më i madh i turizmit shqiptar. E vetmja vlerë e këtyre ekspertëve është se duhen dëgjuar për të kuptuar çfarë mos të bëjmë. Në vend të këshillave të tyre, duhet të përballojmë fluksin e turizmit ashtu siç vjen dhe andej nga vjen. Është një fat që vjen për Shqipërinë.

Next Post
Rama ndan pamjet: Ja segmenti i ri që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

Rama ndan pamjet: Ja segmenti i ri që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

September 26, 2026
Papa: Inteligjenca artificiale duhet t'u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  -

Papa: Inteligjenca artificiale duhet tu shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  –

September 25, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com