• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregu i ri ushqimor publik në Farkë/ Veliaj: Fermerët do të tregtojnë me çmime shumë më të lira

by Java News
02/07/2022 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë i cili do të jetë publik dhe do të ketë një tarifë minimale për tregtarët e vegjël. Tregu do jetë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Puna për ndërtimin e tij ka nisur dhe faza e parë e punimeve thuajse ka përfunduar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, inspektuan ecurinë e punimeve për tregun ushqimor, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5ha dhe do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve.

Veliaj tha se kjo i jep zgjidhje situatës monopol të krijuar në tregun ushqimor dhe tregtarët e të gjitha zonave përreth Tiranës mund t’i shesin produktet e tyre me çmimet që i përcaktojnë vetë.

Po ashtu, edhe konsumatorët i blejnë produktet me çmime më të lira dhe cilësi më të mirë.

“Për një kohë shumë të gjatë, madje më shumë seç duhet, kemi pasur një monopol në tregun e shumicës, ku fitimin më të madh nuk e kishte as prodhuesi, as konsumatori, por ndërmjetësi – pra, ai që kishte në zotërim tregun në Kashar, i cili si ndërmjetës fitonte pa bërë ndonjë punë të madhe. Ndërkohë, ne duam që të fitojë fermeri, duke ia bërë thuajse të papërfillshme tarifën e hyrjes në treg, por edhe konsumatori, që do t’i blejë produktet me një çmim më të ulët. Në këtë mënyrë, zhdukim rolin e ndërmjetësit, që faturonte çdo arkë dhe çdo kilogram që hyn në tregun e shumicës”, tha Veliaj.

Sipas tij, tregu i ri, i cili është një investim i përbashkët mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë, do të jetë i hapur çdo fundjavë për qytetarët që duan të bëjnë furnizimet e javës.

“Në platformat e mëdha do të funksionojë tregu i shumicës, kurse në pjesën qendrore – sipas modelit që kemi parë në Verona dhe Bologna, – do të funksionojë tregu i pakicës ose siç quhet ndryshe tregu fshatar, i cili do të jetë i hapur kryesisht në fundjavë. Çdo qytetar mund të vijë, parkon makinën dhe furnizohet për javën. Kurse, ata që kanë një restorant ose një biznes familjar, ka mundësinë t’i kryejë të dyja shërbimet, si shumicë, edhe pakicë,” sqaroi Veliaj.

a8e61850-c129-4094-9996-dfe33f9a7845

Kryebashkiaku tha se kjo është një zgjidhje për të gjithë luginën e Erzenit, duke filluar nga Krraba, Petrela, zona e Farkës dhe fshatrat përreth, me Ibën, Mulletin, Lundrën, duke vazhduar pastaj në drejtim të Baldushkut, Vaqarrit dhe Ndroqit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin.

“Është shumë e rëndësishme, sidomos në periudhën që po kalojmë me krizën e çmimeve, që fermerëve t’u ofrojmë të gjitha hapësirat ku ata t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta, që edhe konsumatori final t’i blejë me çmime më të ulëta. Njëkohësisht, është e rëndësishme të garantojmë sigurinë ushqimore për fermerët tanë. Jam shumë e lumtur që ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, e përpunuesve, e agropërpunuesve, e tregtarëve, por edhe e të gjithë aktorëve që shesin inputet bujqësore, të atyre që këshillojnë se si duhen përdorur këto inpute bujqësore, në mënyrë që përmes këtij bashkëveprimi, të kemi mundësinë të kemi jo vetëm produkte më të lira dhe konkurruese, por më shumë prodhim, siç e kërkon koha e sotme, si edhe një garanci ushqimore për konsumatorët tanë,” tha Krifca.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler theksoi faktin e krizës ushqimore mbarëbotërore, duke thënë se tregje të tilla ndihmojnë për zgjidhjen e sfidave të tilla. “Tregjet janë një sfidë në të gjithë botën, pasi humbim një sasi të madhe ushqimi përgjatë zinxhirit. Ne duhet të zgjidhim sigurinë ushqimore, pasi është kritike gjatë këtyre ditëve, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është një sfidë e madhe, kështu që kjo është një punë shumë e mirë,” deklaroi ambasadori Gendler.

Veprimtaria e tregut bujqësor do të fokusohet kryesisht në ndërlidhjen midis fermerëve, prodhuesve dhe blerësve fundorë; grumbullimin e produkteve të fermerëve individualë dhe sigurimin e mjeteve dhe metodave të përshtatshme për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre si një njësi e vetme, duke mundësuar kështu shitjen e produkteve në volume të mëdha; garantimin e çmimeve të drejta dhe të njëtrajtshme për produktet bujqësore të fermerëve; sigurimin e një oferte të qëndrueshme për produkte bujqësore vendase për blerësit e mëdhenj, etj.

Next Post
VIDEO/ Këshilltari i Opozitës: Nëse Meta kandidon për kryetar bashkie, do të votoj Erion Veliajn

VIDEO/ Këshilltari i Opozitës: Nëse Meta kandidon për kryetar bashkie, do të votoj Erion Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In