• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregu i mbushur me Euro, Leku forcohet dhe ndaj Dollarit

by
12/05/2021 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leku ka njohur një forcim të papritur këtë javë, duke çuar në nivelin 101.2 Dollarin amerikan dhe 122.8 Euron. Ky është një nga nivelet më të ulëta që ka regjistruar në treg monedha e përbashkët europiane, duke dhënë sinjale sipas ekspertëve të ekonomisë se tregu është i mbushur me euro.

Artan Gjergji thotë se nisja e ardhjes së flukseve të turistëve ka sjellë Euro në tregun vendas, ndërsa bllokimi i kufijve po jep efekt të kundërt, duke ulur interesin e shqiptarëve për të kërkuar valutën e huaj.

“Kemi dukurinë e ardhjes së turistëve, sidomos në fundjavën e Pashkëve që vlerësohet në 15-20 milionë Euro shpenzime, ndërsa vetë shqiptarët po rrinë brenda dhe nuk ka kërkesë për euro, po ashtu kemi dhe nivel të rritur të remitancave duke mbajtur shumë valutë në treg”.

Ekspertët e ekonomisë thonë se gjithmonë në kursin e këmbimit ndikon dhe faktori i parasë informale, por ajo nuk mund të matet. Dobësimi i Euros për ta ka ardhur në një periudhë kur kompanitë historikisht transferojnë fitime jashtë dhe si rezultat kjo valutë e huaj duhet të forcohet.

“Është pak kontradiktore sepse është periudhë që duhet të ketë forcim të Euros për shkak të mbylljes së bilanceve të sipërmarrjeve dhe që bëjnë dërgesa jashtë, por gjithmonë ka efekt edhe informaliteti.”

Ekspertët presin një normalizim të kursit të këmbimit valutor, por Euro mund të qëndrojë e ulët nëse gjatë sezonit turistik udhëtimet jashtë vendit të shqiptarëve do të vazhdojnë të jenë të bllokuara. Aktualisht Euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë duke iu afruar edhe rekordeve historike të vendosura në verë të 2018-s./ b.h

Next Post
“E nderuar që jam mes heronjve të Shqipërisë”, Yuri Kim: Krah jush deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit!

"E nderuar që jam mes heronjve të Shqipërisë", Yuri Kim: Krah jush deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com