• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës

by A R
22/12/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai ftoi qytetarët e Tiranës, por edhe strukturat akomoduese, si hotele, bujtina etj., që ta blejnë gjelin e detit në Baldushk, si mënyrë për të kontribuar në ekonominë e zonës.

“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke kontribuar, që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturor, ndaj i ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë jetën dhe tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi gjelin e detit të Baldushkut, si produkti më i mirë i këtij lloji në Shqipëri e në Ballkan. “Kjo zonë prodhon 30-50 mijë gjela çdo vit, që përkthehet në 3-5 milionë euro të cilat investohen në këtë javë të vetme të festave të fund vitit, në këtë komunitet. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie dhe fakti që shumë prej fermerëve, që deri dje punonin tokat e grekut e italianit, sot punojnë tokën e tye, rrisin gjelat e tyre, kultivojnë fermën e tyre. Do të thotë se mund të bësh prokopi dhe ekonomi edhe këtu në Shqipëri”, tha ai.

Duke vlerësuar fermerët për punën e palodhur në rritjen e gjelave bio, kryebashkiaku u bëri thirrje gjithë qytetarëve që ta blejnë gjelin e detit në Baldushk. “Ju lumshin duart të gjithë fermerëve, të gjithë atyre që merren me dashuri, me bujqësinë dhe fermën e tyre. Është një mundësi e jashtëzakonshme, për të mos e lënë këtë tokë. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie. Ndaj ftoj të gjithë qyettarët e Tiranës, të gjithë lokalet e Tiranës, të gjithë hotelet e Tiranës, bujtinat, të blejnë vetëm gjelat e Baldushkut”, përfundoi Veliaj.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Comments 2

  1. ccc says:
    1 year ago

    Jane pisa katundar, abuzojne me cmimin e truke te tjera. Shkova para dy ditesh dhe e mora vet ne Baldushk. Bashke me prerjen e pastrimin ne vend pagova 107 mije lek. E peshuam, 6,5 kg, pra 16 mije e peseqind lek kg. Pesh e gjalle ishte 8,5 kg, nderkohe kur e preu i nxori gati 1 kg drithe, pasi e kishte dendur rendshem para se te shkoja ta merrja, sepse kishim biseduar nje dite me pare. Cfare te thuash!

    Reply
  2. Kadaif Baldushku says:
    1 year ago

    Hej Lali Fiku, u thuaj katundarëve, të ulin çmimin se nuk ka budallë të blejë 10.000 lekë (të reja) një gjel a pulë deti 4 kg.
    U dhjefshim mu në gjel deti, katundarëve pisa e zdromsa.
    Nuk e duam atë mut gjeli deti, me atë çmim.
    Bëhet viti i Ri, edhe pa gjel deti.
    Ka mish vipi, mish qingji e keci të mrekullueshëm.
    Gezuar vitin e ri 2025, pa gjel detin që rekomandon Lal Fiku.

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In