• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregu i barnave, beteja për shërbesën ndaj qytetarit

by S T
14/12/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorian Sadiku

PharmaHorizon 2025 është një konferencë që

bashkon aktorët kryesorë të industrisë

farmaceutike në Shqipëri dhe një platformë e mekanizëm efikas ně tentativẽn për ndryshim, për të bërë më mirë atë që është bërë keq dhe për të bërë edhe më mirë,

çfarë është bërë në mënyrën e duhur, për të realizuar synimin tonë themelor, përmirësimin e furnizimit me medikamente të popullatës shqiptare. Ajo është gjithashtu dhe një arenë debati për të shpalosur shqetësimet e gjithë aktorëve të fushës që përfshijnë autoritetet zyrtare të mjekësisë të qeverisë shqiptare, spitalet, farmacitë, industrinë farmaceutike e deri dhe qytetarin, përfitues fundor të kësaj skeme. Kjo është një përpjekje, një betejë e cila ka nevojë për të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, ku dështimi është i të gjithëve dhe suksesi nuk mund të jetë kurrsesi pronë e njërës hallkë e ngritur mbi dështimin e hallkës e tjeter.

 

Sfidat në shëndetësi janë komplekse. Ato vijnë si rezultat

kryesor i gërshetimit të dy faktorëve: varfërisë relative të vendit

të kushtëzuar nga një treg i kufizuar dhe nga deformimet në

menaxhim. Në fakt, edhe e kundërta, vende të pasura e tregje

gjigante apo edhe me menaxhim që për ne mund të duket në

kufinjtë e të përkryerës, ndeshen me vështirësi të pafundme e

sfida të jashtëzakonshme.

Ne kemi në dorë, dhe unë besoj se kemi tashmë edhe përvojën,

edhe traditën, edhe motivimin e duhur që të bëjmë më shumë

dhe më mirë në kushtet tona.

Për sa i përket industrisë farmaceutike besoj se ëhstë i dallueshëm qartë përkushtimi për një treg funksional e për të afruar zgjidhje me kosto të arsyeshme Por kjo mund të arrihet

vetëm në një mjedis që nxit dialogun dhe respektin e ndërsjellë

mes të gjithë aktorëve: publik, privat dhe gjithë shoqërisë.

Edhe pse është bërë shumë, sërish ka nevojë për të bërë shumë më shumë dhe ka një sërë problematikash që duhen trajtuar, zgjidhja në harmoninë e të cilave, janë kusht i domosdoshëm për përmirësimin e situatës.

 

E para, ka të bëjë me respektimin e afateve kohore. Afatet

kohore janë jetike për planifikimin e bizneseve dhe për

sigurimin e disponueshmërisë së barnave. Një treg i

kufizuar si Shqipëria është tmerrësisht e vështirë që të bëhet

tërheqës për kompanitë prodhuese farmaceutike. Përballë tyre ne

mund të fitojmë kredibilitet vetëm duke afruar besueshmëri,

siguri e profesionalizëm.

E dyta, varësia nga sistemi i prokurimeve. Eshtë i njëjti sistem

prokurimi si për një rrugë që ndërtohet, si për furnizimin me

barna të spitalit onkologjik, fjala vjen. Ndërtimi i rrugës mund të

vonohet edhe me disa muaj, kurse një ditë vonesë në furnizimin

me barna mund të jetë fatal për jetë njerëzore. Barnat nuk janë

mallra të zakonshme. Trajtimi i tyre si mall i zakonshëm duke u

mbështetur vetëm te sistemi i prokurimeve, duke u tmerruar nga

mbikqyrja e domosdoshme e KLSH-së, thjeshtëzon një çështje

shumë komplekse. Duhen gjetur menyra me efektive per

menaxhimin e nevojave per barna.

 

E treta, politikat e qëndrueshme të çmimeve: Ulja e

përhershme e çmimeve të barnave nuk është zgjidhje universale

për të përmirësuar aksesin në to. Nevojiten qasje të balancuara

që sigurojnë njëkohësisht përballueshmërinë për pacientët dhe

qëndrueshmërinë për bizneset për të investuar në inovacion dhe

cilësi.

 

Shëndetësia është një nga çështjet më të ndjeshme për opinionin

publik. Ka nevojë të padiskutueshme për të pasur një qasje me

shumë më shumë ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Përdorimi i

shëndetësisë si mjet në betejat politike minon jo vetëm besimin,

por edhe progresin. Prandaj diskutimet publike mbi çështjet

shëndetësore duhet gjithmonë të respektojnë dinjitetin e temës,

pasi ato prekin jetën dhe mirëqenien e njerëzve tanë.

 

Dikush apo shumëkush mund të mendojë ndryshe, por një debat i gjerë dhe serioz publik i profesionistëve mbi këtë temë duke ngushtuar kështu dhe hapësirat e diletantëve dhe cinikëve, është një hap i duhur në drejtimin e duhur. Sot, aktorët e industrisë farmaceutike kanë pësuar një evolucion të dukshëm. Ata sot nuk janë ata që kanë qenë dje. Sot kjo industri ka

sipërmarrje të maturuara, moderne jo thjesht në

infrastrukturë, por me shërbime dhe ekspertizë 360 gradë në

industrinë farmaceutike. Një gjë e tillë pasqyrohet në shërbimit më të mirë ndaj qytetarit, por që sërish është larg ambicjes, por dhe kapaciteteve tona për ta bërë atë edhe më të mirë!

 

* President i Unionit te Biznesit Farmaceutik edhe President i Bordit te Menaxhimit ne Delta Pharma,

Next Post
Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, 23-vjeçari dërgohet në spital me plagë të rënda

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, 23-vjeçari dërgohet në spital me plagë të rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com