• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregtia e rrobave, shqiptarët shpenzuan 46 mln euro në një vit vetëm në dy kompani

by A R
18/07/2018 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

62% e shqiptareve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen e veshjeve të reja, më e larta në Europë. Këtë e dëshmojnë dhe importet e veshjeve të përdorura, që arritën në 24 milionë euro në 2017-n në doganë, duke u dyfishuar në krahasim me 5 vjet më parë, sipas të dhënave nga INSTAT. Ndërsa vlera e shtuar e këtij biznesi vlerësohet të paktën tre herë më e lartë, duke arritur në mbi 70 milionë euro.

Megjithatë nuk është vetëm Gabi i preferuari i shqiptarëve. Janë dy marka veshjesh të reja, për të cilat shqiptarët kanë shpenzuar jo pak, por 46 milionë euro në vitin 2017, me një rritje prej 30% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo shumë është ndarë përgjysmë mes veshjeve të Zarës e markave të tjera të ITX Albania si dhe LC Waikiki, që janë dy dyqanet më të mëdha të veshjeve në Shqipëri dhe po shohin rritje të fortë vit pas viti.

Të ardhurat e ITX Albania, në pronësi të kompanisë Zara Holding B.V, që tregton markat Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius etj arritën në 3.07 miliardë lekë në 2017-n (rreth 23 milionë euro), me një rritje prej gati 20% në raport me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga tatimet. Që kur ka hyrë në Shqipëri në vitin 2013, ITX Albania, ka parë një rritje dy shifrore të të ardhurave vit pas viti, i ndihmuar dhe nga preferenca e shqiptarëve për këtë markë të njohur, që përpara se ajo të hynte në Shqipëri.

Një tjetër markë që ka njohur rritje të shpejtë në Shqipëri është LC WAIKIKI Retail AL, me origjinë nga Turqia, që ka hyrë në Shqipëri që në vitin 2010. Të ardhurat e saj ishin 3.06 miliardë lekë (rreth 23 milionë euro), në vitin 2017, me një zgjerim të fortë prej 43% në krahasim me një vit më parë. E përqendruar në segmentin e tregtimit të veshjeve me çmime të lira, LC WAIKIKI ka rezultuar e suksesshme në Shqipëri dhe është zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit.

Rritja e ITX Albania dhe LC Waikiki si dhe zgjerimi i biznesit të rrobave të përdorura ka goditur dyqanet e vogla, të cilat tregtojnë veshje relativisht të lira. Në sondazhet që Monitor ka zhvilluar vazhdimisht me biznese që kanë bërë kërkesë për mbyllje apo kanë kaluar në status pasiv, një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë rezultuar që kanë pasur si aktivitet tregtimin e veshjeve./monitor/a.m.

Next Post
Dobësimi i monedhës evropiane “dërrmoi” shqiptarët, 250 mln euro më pak kursime

Dobësimi i monedhës evropiane "dërrmoi" shqiptarët, 250 mln euro më pak kursime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In