• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregtarët e fjalës “bashkim kombëtar” mes Shqipërisë dhe Kosovës

by Enver Robelli
11/03/2021 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Javëve të fundit sërish janë shtuar brohoritjet e politikanëve për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Sapo i fitoi zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti ngarendi në Lezhë, Tiranë e Gjirokastër në një paradë kinse patriotike, ku me vete kishte marrë dhe dy politikanë lokalë nga Bujanoci e Struga.

Ndonëse Kurti thotë se «Vetëvendosja» e Shqipërisë është autonome dhe ai nuk përzihet në vendimet e saj, vizita e tij në disa qytete të Shqipërisë ishte më shumë se shëtitje elektorale, rrjedhimisht krejtësisht e panevojshme dhe e dëmshme për raportet zyrtare mes shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë (këtë e thonë edhe disa intelektualë kritikë në Tiranë, të cilët nuk janë fare simpatizantë të Edi Ramës dhe e njohin mirë Kosovën).

Të dy vendet gjenden në një fazë delikate: Kosova po përpiqet të konsolidojë institucionet pas zgjedhjeve, ndërsa Shqipëria gjendet para një drame të re elektorale (drama postelektorale s’mund të përjashtohen as në Kosovë). Çdo interferim medoemos shkakton keqkuptime. «Merru me punët e Kosovës» – ky ishte mesazhi që Pandeli Majko i drejtoi Kurtit së fundi.

Por të gjithë ata që nevrikosen tash me Kurtin, është mirë ta shohin historinë e marrëdhënieve mes Kosovës e Shqipërisë pak më gjerë. Qe, në vijim, disa shembuj kur është bërë tregti me fjalën «bashkim». Vjen Edi Rama më 17 shkurt 2018 në Prishtinë, futet në parlament dhe thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një «president të përbashkët».

Menjëherë i kundërpërgjigjet Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër: «Edi Rama të merret më shumë me zhvillimin e Shqipërisë sesa të dalë me ide të tjera apo të mësojë Kosovën se si duhet ecur përpara». I njëjti, pra Ramush Haradinaj, para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 befas flet për bashkim me Shqipërinë, për union me Shqipërinë, kërkon referendum (nëse Kosova, sipas tij, vijon të mbahet e izoluar).

Në maj të vitit 2019 Hashim Thaçi, atëbotë president i Kosovës, shkoi në Has të Shqipërisë, ku bajraktarët lokalë ia ndan një titull të quajtur «Qytetar Nderi» (s’ka Kosova banorë sa ka Shqipëria tituj për kosovarë). Me atë rast Thaçi tha se «bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri». Më 2009, sipas një kabllogrami të Ambasadës amerikane në Prishtinë (publikuar nga Wikileaks), Hashim Thaçi kishte takuar diplomatë amerikanë në Prishtinë dhe ishte shprehur i shqetësuar për përzierjen e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në politikën e Kosovës.

Thaçi e kishte lutur qeverinë amerikane që përmes ambasadës në Tiranë të ndikojë te Berisha dhe kishte theksuar: «Kosova është shtet i pavarur dhe jo krahinë e Shqipërisë». Paraardhësi i Berishës në post Fatos Nano pati thënë se pavarësia e Kosovës nuk është ide europiane.

Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë flet në mënyrë konsekuente edhe Albin Kurti, madje nganjëherë duke krijuar përshtypjen në opinion se më shumë shqetësohet për kanalizimin në Kurvelesh se sa për korrupsionin në Kosovë. Ideja e bashkimit në të shumtën e rasteve përmendet si opsion rezervë, si plan B, si kërcënim ndaj BE-së (e cila “s’po na do”) dhe si parullë frustruese sa herë që një politikani apo një partie i ngushtohen punët në Prishtinë apo Tiranë.

Me mbi 400 mijë vota të fituara më 14 shkurt Albin Kurti ka shansin të dalë nga kjo skemë e tregtarëve të fjalës «bashkim» dhe duke qeverisur mirë në Kosovë të jetë shembull edhe për Shqipërinë. Por hallet e Shqipërisë dhe ndryshimet politike atje mund dhe duhet t’i bëjnë qytetarët e atjeshëm. Është punë e tyre, s’është punë e kosovarëve. S’ka profet që vjen nga jashtë dhe e ndryshon Shqipërinë.

Siç s’ka mundur ta ndryshojë Sali Berisha Kosovën më 1997 kur duke parë rrezikun e krizës së piramidave ngulte këmbë që Kosova të mbështesë «rininë përparimtare serbe» që protestonte kundër manipulimit të zgjedhjeve lokale serbe nga Sllobodan Millosheviqi. Ideja e Berishës për zhvendosje të krizës dështoi. Po në atë kohë politikanë kinse kozmopolitë nga Tirana vraponin për të takuar opozitarë serbë në Beograd.

Mbetet të shihet nëse deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021, Edi Rama do t’i rikthehet idesë së tij për «president të përbashkët» të Shqipërisë dhe Kosovës – ide që e ka «harruar» nga viti 2018. Atëbotë ai po bënte përgatitjet e fundit për të angazhuar nga Kosova disa ministra, shumica e të cilëve nuk u emëruan për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por për të nxitur polemika dhe polarizime ndërshqiptare, për të përkrahur planet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për «korrigjimin e kufijve» të Kosovës dhe për të krijuar imazhin e rrejshëm të «bashkimit» ndërshqiptar. Ministrat kosovarë siç shkuan në Tiranë ashtu edhe u kthyen në Prishtinë: si lodra në një lojë të huaj. Edhe me fjalën «bashkim» prej vitesh zhvillohet një lojë e njëjtë. Absurde. E pandershme. Cinike.

Next Post
FAKSIMILE / Kandidat i Bashës në Shkodër, tre herë në hetim për shpërdorim detyre

FAKSIMILE / Kandidat i Bashës në Shkodër, tre herë në hetim për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In