• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tregtares i falimentoi biznesi dhe ju kthye laboratorit të drogës

by Java News
13/04/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një hetim disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zbuluar një laborator të mirfilltë të kultivimit të fidanëve të kanabisit dhe më pas përpunimit të drogës. E gjithë ky laborator u menaxhonte nga 42-vjeçarja nga Skrapari, Edlira Lame, e cila me ndihmën e shoferit, kishte arritur të krijonte një laborator modern për përpunimin e drogës. Dhe për ta bërë këtë duket se nuk e ka pasur të vështirë, pasi ajo administronte një firmë private masonerie, ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambientet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën. Më herët në ambientet e fabrikës, prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit shërbente si laborator i përpunimit të kanabisit.

Laboratori ishte ndërtuar në ambjentet e brendshme të një biznesi fasonerie në zonën e Skraparit, pikërisht në fshatin Vlush, afër një hidrocentrali të vogël. Dhjetëra forca policie kanë hyrë në ambjentet e brendshme të biznesit të fasonërisë, ku gjatë kontrollit deri në orët e para të mëngjesit kanë arritur të zbulojnë një sasi të konsiderueshme droge. Në momentin e ndërhyrjes, dy persona po cmomentonin paisjet elektrike, që dyshohet për tharjen e drogës. Burimet thanë se janë zbuluar 2 mijë fidanë kanabis, ndërkohë është gjetur drogë e tharë,gati për paketim dhe mjetet e nevojshme për tharjen e drogës.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-it të Vlushës, ndersa në pranga janë vënë Muhamet Kadiu 49 vjeç, banues në Skrapar, dhe Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në Skrapar, administratore e një fasonerie, magazinë e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinal.

Biznesmenia e falimentuar

Edlira Lame, tregtarja 42-vjeçare e arrestuar në këtë operacion rezulton se ka vënë në shërbim të trafikantëve, ambjentet e magazinave të saj, për të kryer kultivimin e drogës dhe më pas tharjen.

Lame rezulton se ka hapur kompaninë “2 E Corovoda” dhe një dyqan në Fier, për tregtimin me pakicë të konfeksioneve. Kompania “2 E Corovoda” kishte në objekt të sajin përgatitja e çantave të kartonit dhe ambalazheve të ndryshme, prodhim, ambalazhim të ujit të pijshëm. Të dyja këto biznese kanë qënë të pezulluara dhe se nuk kryenin asnjë aktivitet tregtar. Ndërkohë kohët e fundit në këto magazina ku ushtronte aktivitet tregtarja Edlira Lame, kryhej dhe përpunimi i rakisë.

Gjatë marjes në pyetje Lame mësohet të ketë pohuar se nuk kishte dijeni për kultivimin e drogës, pasi shumë rrallë i frekuentonte ambjentet e saj të biznesit. Mirëpo pavarësisht kësaj, prokuroria pretendon se Lame ka pasur dijeni për drogën dhe laboratorin dhe nisur nga kjo situatë ka urdhëruar arrestimin e saj, së bashku me disa persona të tjerë. Ndërkohë që tre shtetas janë ndjekur në gjëndje të lirë.

Operacioni në vijim të kapjes 1.2 tonëve

Prej 24 orësh policia ka bllokuar magaziën duke mos lejuar asnjë person të hyjë në të. Ndërkohë në terren po kryhen hetime mes oficerëve të krimeve të rënda dhe Policisë së Shtetit. Burimet thanë se ky operacion është në vijimësi të zbulimit të një magazine, me plot 1.2 ton canabis sativa të paketuar në thasë e gatshme për tregtim. Kjo sasi droge dyshohet se i përket këtij grupi kriminal, ndërkohë policia dhe prokuroria ende nuk japin të dhëna se kush nga personat është drejtuesi i këtij grupi kriminal.

Në gjëndje të lirë

S.K 47 vjeçe, banuese në Skrapar,

Z.Xh, 45 vjeçe banuese në Skrapar,

A.Ç 51 vjeçe, banuese në Skrapar.

Të sekuestruara

Pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike.

Mbetje bimë narkotike Cannabis Sattiva,

176000 lekë të rinj

250 paund

19900 dollar

210 fishek kalibër 7.62 mm.

ma.me

Next Post
Befason Drogba, bëhet pronar dhe lojtar i klubit të MLS

Befason Drogba, bëhet pronar dhe lojtar i klubit të MLS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In