• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregim për Dedë Gjo’ Lulin në pikën kufitare të Morinit

by Frrok Çupi
19/06/2023 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Thuajse njësoj, si ngjarja e Morinit edhe ngjarja e Dedë Gjo’ Lulit, ndodhën për shkak të lëvizjes. Domethënë për shkak që të ndalonin lëvizjen…Të dy ngjarjet janë të lidhura me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve…

Më ishte fiksuar të shkoja sot në Morin sa për ngjarjen e ditës, aq edhe për ngjarjen e vitit 1915.

… Morini! Pamja si një e diele klasike: Ca që pushojnë aq thellë sa as frymë nuk marrin, dhe ca që, të nxitur edhe nga fëmijët, u japin gaz makinave të vogla drejt plazheve të Shqipërisë.

Këta që shpejtojnë nga Kosova drejt Durrësit e Shëngjinit…, këta e dinë mirë pse po shkojnë dhe duket se shpëtuan nga ndalimi. Pjesa tjetër që ka rënë në gjumë e po pushon- kjo është çfarë është; as vetë ata nuk e dinë pse pushojnë. Këta, përkundër makinave të vogla e të shumta si milingona që lëvrijnë për në plazhe rëre, këta janë gjigandë para makinave vocërrake. Makina shumë të mëdha, janë shtrirë përtokë si balena të sëmura. As marrin as japin. Ndonjë nga shoferët hap derën e lartë përmes një zhurme dëshpëruese, shkon deri në toilet dhe kthehet…

Të dy këto kahje të lëvizjes i gjen së bashku në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës:

Të dy palëve u kanë bërë thirrje në qeverinë e Kosovës përmes disa televizioneve dhe mediave të tjera, që të mos kalojnë kufirin Kosovë- Shqipëri. Mirëpo, ndërsa të parët me vetura ‘ si miza’ e kanë thyer urdhrin dhe i janë drejtuar plazheve, këta që duan të hyjnë në Kosovë nuk mund të kalojnë. Barqet e makinave të mëdha janë plot me mallra nga prodhuesit shqiptar. Këta janë kontraktuar nga blerës të Kosovës ose të Beogradit- por ç’ rëndësi ka; janë njerëz, tregtarë, ekonomiqarë, familjarë që presin mallin. Edhe prodhuesit e Shqipërisë presin paratë nga shitja e mallit dhe të vazhdojnë jetën.

Në ato ‘balena’ ka prodhime të Myzeqesë, të Korçës, të Beratit, të Vlorës…, që nga vaji u ullirit, vera, speca, domate, luleshtrydhe… Gjithçka shtrojmë në tryezat tona familjare.

Në Morinë janë zënë rob, siç u zunë rob tre policë shqiptarë kosovarë në Serbi. Mallrat po vonohen dhe po prishen. Edhe kontratat po bien. Të dy ose tre vendet e lidhura me tregtinë po humbin shumë, si Kosova, Shqipëria apo Serbia.

Qeveria e Kosovës, për shkak të lajthitjeve dhe grindjeve me Serbinë, ka vendosur që të mos lejojë ‘ këmbë balene’ me mallra që të vijnë nga Beogradi ose të shkojnë drejt Beogradit. Zemërata e ka zënë qeverinë më së shumti me Shqipërinë.

Sidoqoftë, këtu ka mbetur gjithë halli. Sikur gjithë bota të tundet, që nga Amerika, Europa, Kina, Rusia, Arabia Saudite…, Kurti i Kosovës nuk lëshon litar.

Këtu në Morinë,  është vrarë lëvizja. Njësoj siç vritet udhëtari që është nisur të shpejtojë për punët e familjes së tij, të shkojë e të vijë, të dërgojë mallra e të sjellë mallra, të marrë lajme e të çojë njerëz.

Lëvizjen e kanë vrarë, madje me një paralajmërim të shkurtër.

Kështu u vra Dedë Gjo’ Luli në Orosh të Mirditës. Patrioti, luftëtari e më në fund heroi i madh shqiptar, ishte ftuar në një takim ‘ diplomatik’ ku kishte edhe forca serbe, në Orosh. 75 vjeçari i lavdishëm udhëtoi nga Hoti në Orosh; por këtu i zunë pritë dhe e vranë.

Vrasja ishte ‘ flori’ para urdhrit të autoriteteve ushtarake: Dedë Gjo’ Luli të mos varrosej në tokën e bekuar të kishës!.

Barra e rëndë nuk i përkiste më të vdekurit, të gjallët- malësorë të Mirditës, nuk mund ta mbanin.

… Njësoj si në Morinë sot:

Edhe aty shqiptarë të Kosovës, me siguri e dinë se janë ndaluar lëvizjet shqiptare, mallra të prodhuara me djersë të ‘ vëllezërve’, por çfarë të bëjnë, të  mbajnë në shpatulla urdhrin e qeverisë?

Me Dedë Gjo’ Lulin oroshasit e zgjidhën ndryshe: Një nga fshatarët, Bibë Marku u ngrit e tha se Dedën do ta varroste në varrin e babait të tij.

-A ka kishë a Papë, a qeveri që ma ndalon të hap varrin e babait?- tha ai, dhe iu përgjigj vetëm heshtja.

Varrosi të ardhurin nga larg, burrin e Hotit e Grudës dhe zgjidhi gjithë dramën.

… Konflikti në kufi mes Kosovës, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, kam frikë se do t’ i përfshijë të gjithë. Më së shumti ata të Kurtit kanë ndërmend ta drejtojnë zjarrin këndej nga ‘ atdheu amë’. Atëherë nuk kemi ku ankohemi, as malësori i Oroshit nuk e zgjidh dot më.

Next Post
Habit rivali i Gjicit në zgjedhje: Më afruan video për rivalin në fushatë, por e refuzova

Habit rivali i Gjicit në zgjedhje: Më afruan video për rivalin në fushatë, por e refuzova

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Janë vërtetë mistrecë të pandreqshëm Frrok.,!
    Duhet mallrat të kalojnë nga Mali i Zi në Serbi e më lartë. Le ta bojkotojnë hç për hë Kosovën .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In