• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre zyrtarët marrin hak: 33 mln lekë gjobë denoncuesit. Ministria e Drejtësisë: Abuzim i pastër

by A R
08/02/2022 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka rekomanduar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinore për Drejtoreshën e Tatimeve në Durrës, përgjegjësin e sektorit dhe një inspektor. Të tre këta persona kanë gjobitur një subjekt në Qerret me 10 milionë Lekë. Ministria e Drejtësisë thotë se kjo gjobë ka ardhur nga zyra dhe nuk është ushtruar kontrolli fizik. Por nuk përfundon me kaq. Të tre këta persona, pasi janë verifikuar nga specialistët e Antikorrupsionit kanë marrë hak ndaj subjektit. Herën  dytë ata i vunë një gjobë të majme prej 33 milionë Lekësh.

“Rasti i fundit që kam menduar të ndaj me ju sot i përket Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Kemi rekomanduar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinore për Drejtoreshën Rajonale të Tatimeve Durrës D.T, Përgjegjësin e Sektorit D.XH dhe inspektorin B.L. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë gjobitur pa kontroll fizik, pra nga zyra, me një shumë 10 milionë lekësh një subjekt në Qerret. Subjekti, me të drejtë, pas këtij veprimi ka kërkuar të drejtën e tij duke u ankuar edhe në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Pasi specialistët tanë kanë nisur verifikimet, nga tre të lartpërmendurit ka mbërritur ajo që unë po e quaj hakmarrje ndaj subjektit; sërish pa asnjë kontroll fizik, nga zyra, i kanë vënë një tjetër gjobë prej 33 milionë lekësh. Një abuzim i pastër, arrogant madje me pozicionin e besuar nga shteti për t’i shërbyer qytetarëve”.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar në prokurori 3 persona të tjerë, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Bëhet fjalë për një drejtor rajonal, përgjegjës sektori dhe specialist. Në një raport në vitin 2021 ata kanë vëne si jo ekzistuese një godinë gjigande me funksion bar-restorant e ngritur brenda një parku kombëtar. Kallëzimi në prokurori ndaj këtyre personave është bërë për shpërdorim detyre, ndërkohë që është kërkuar edhe nisja e hetimit disiplinor për masën shkarkim nga detyra.

“Rasti i tretë ka të bëjë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një godinë gjigande, me funksion bar-restorant, e ngritur brenda një parku të mbrojtur kombëtar, nuk rezulton si ekzistuese. Të paktën kështu e kanë referuar Drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojtura, përgjegjësi i sektorit dhe specialisti në raportin e tyre për vitin 2021: Pra në parkun kombëtar nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Në adresën e njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur një ankesë, duke vënë në lëvizje specialistët tanë, hetim i cili ka konkluduar me kallëzim në prokurori për këta persona për shpërdorim detyre si dhe në kërkesën për fillimin e ecurisë disiplinore për masën shkarkim nga detyra”.

/a.r

Next Post
Ambasadori gjerman: E rëndësishme që mandati i Vettingut të zgjatet

Ambasadori gjerman: E rëndësishme që mandati i Vettingut të zgjatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In