• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre zyrtarët e lartë të kupolës së Drejtësisë që do “inaugurojnë” Vettingun

by A R
20/06/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i vetingut shumë shpejt pritet që të prekë emrat e parë të sistemit të drejtësisë. Të shtunën, PS-PD-LSI votuan unanimisht 27 anëtarët e dy organeve të vetingut, duke i hapur rrugë procesit të pastrimit të drejtësisë.

Gjatë kësaj jave pritet që të konstituohen Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, ndërsa më pas do nisë dhe tërmeti në radhët e drejtësisë. Por kush do jenë të parët që do kalojnë në skanerin e vetingut?

Puna do të nisë me tre emrat më të rëndësishëm: Kryeprokurorin Adriatik Llalla, kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ligji ka një përcaktim që prioritet duhet t’u jepet krerëve të institucioneve.

Pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë u bë e ditur per ‘sot’ se sapo të bëhet konstituimi i komisioneve menjëherë do hapen deklaratat e kupolës së drejtësisë dhe paralelisht me ta do fillojnë verifikimit.

Sipas burimeve nga ky institucion, deri më tani nuk është bërë asnjë verifikim sepse po pritej ngritja e dy organeve. Por tani që organet u ngritën u hap rruga për të spastruar drejtësisë.

Pra brenda javës pritet që dosja e parë që të hapet, të jetë ajo e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku do verifikohen të gjithë deklarimet që ai ka bërë, bashkë me pasuritë e familjarëve të tyre.

ILDKP ka gati një numër të lartë inspektorësh që do të zbresin në terren për të verifikuar nga afër çdo objekt dhe duke përcaktuar vlerën e gjithsecilit.

Më pas do vijohet me kreun e Gjykatës së Lartë, kreun e Gjykatës Kushtetuese, kreun e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe me krerët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve, përfshirë dhe Gjykatën Administrative

. Pra të parët që do verifikohen janë drejtuesit e sistemit të drejtësisë dhe më pas do vijohet me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë, ku fokusi kryesor është Tirana.

Të gjithë pjestaret e sistemit të drejtësisë do i nënshtrohen një kontrolli rigoroz, nga kontrolli i llogarive bankare, te të ardhurat e çdo familjari e deri te pasuritë e paluajtshme.

Në lëvizje do vihet edhe drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila do zhvillojë kontrolle brenda dhe jashtë vendit për çdo transfertë bankare të bërë nga njerëzit e drejtësisë.

Por paralelisht me ILDKP, verifikime do kryhen dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sa i takon pastërtisë së figurës. Për të gjithë do kontrollohet nëse kanë pasur apo jo lidhje me njerëz me rekorde kriminale.

Ndërkohë, në fund do ketë verifikime nëse gjyqtarët dhe prokurorët e kanë kryer si duhet punën dhe kanë formim të mjaftueshëm, duke kontrolluar vendimet dhe procesverbalet.

Në fund secili institucion do i dërgojë Komisionit të Kualifikimit një raport për secilin emër. Interesant është fakti se për ta do bëhet një përllogaritje e vlerës së pasurisë dhe ajo do shihet nëse u korrespondon të ardhurve gjatë këtyre viteve.

Nëse dikush ka më shumë pasuri se shuma e të gjithë të ardhurve familjare, atëherë gjyqtari apo prokurori largohet. ONM pritet të angazhojë ekspertët e saj që të bëjnë verifikime edhe jashtë shtetit.

Për këtë arsye, sapo të nisë punën Komisioni i Kualifikimit pritet që të jepen dhe efektet e para, ku në korrik parashikohet që të nisin dhe largimet. Megjithatë, gjithçka mbetet në vullnetin e anëtarëve të zgjedhur me 100 vota të shtunën në Parlament. /b.d

Next Post
Perez: Me Cristiano Ronaldon flasim kur të vijë këtu, do të qëndrojë

Perez: Me Cristiano Ronaldon flasim kur të vijë këtu, do të qëndrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In