• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre vjet burg për autorin e aksidentit ku vdiq Atjon Zhiti

by Aalison Pearse Stevens
05/06/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg drejtuesin e motorit, me të cilin u aksidentua për vdekje Atjon Zhiti.

Jeta e të riut u pre në mes nga aksidenti i ndodhur mëngjesin 20 dhjetorit 2014 në aksin Tiranë-Durrës. Gjykata ka përfunduar procesin ndaj të akuzuarit për ngjarjen ku u vra pasagjeri Atjon Zhiti, djali 19-vjeçar i shkrimtarit Visar Zhiti.

I pandehuri Serxho Martiniani, i cili ka mbetur i paralizuar në gjymtyrët e poshtme nga aksidenti, u deklarua i fajshëm për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës, ku për shkak të disa punimeve dy korsitë ngushtoheshin në një të vetme. Sipas Gjykatës, shkaku kryesor i aksidentit me pasojë vdekjen e djalit të shkrimtarit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtimit të motorit nga i pandehuri.

Referuar aktekspertimeve, shpejtësia e lëvizjes në momentin e aksidentit ka qenë të paktën 160 km/h, tej normave të lejuara në atë segment.

Në të njëjtën kohë, në devijimin e rrugës, përveç sinjalizimeve të tjera, ka qenë vendosur një tabelë kufizimi shpejtësie në 20 km/ h. Në vendimin e fajësisë të shpallur pak ditë më parë nga një treshe e kryesuar nga Altin Abdiu dhe anëtare Migena Laska e Tereza Lani, urdhërohet ndalimin i të pandehurit për të drejtuar mjete motorike për një periudhë 5- vjeçare.

NGJARJA

Aksidenti që i mori jetën Atjon Zhitit ndodhi më 20.12.2014, përballë një fabrike mielli të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. I pandehuri Serxho Martiniani, 19 vjeç në kohën e ngjarjes, duke drejtuar motorin “Yamaha”, me targë AI879, ngjyrë e bardhë, është përplasur me sinjalistikën e përkohshme të rrugës, ku po kryheshin punime.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me gjithë motoçikletë në pjesën e karrexhatës përballë fabrikës së miellit.

Si pasojë e këtij aksidenti gjeti vdekjen shtetasi Atjon Zhiti, i datëlindjes 30.8.1995, pasagjer në këtë motor si dhe u dëmtua rëndë edhe vetë drejtuesi i motorit, i cili u dërgua fillimisht në Spitalin Ushtarak në reanimacion e më pas për kurime të mëtejshme jashtë shtetit.

Nga këqyrja e bërë në vendin e ngjarjes ka rezultuar se mbyllja e rrugës nga dy korsi lëvizjeje është bërë përmes disa paneleve vertikale, të cilat kanë fushë me vija të kuqe e të bardha dhe një fener në pjesën e sipërme, që në momentin e këqyrjes nuk ishte i ndezur.

Njëkohësisht, 30 metër para një bordure betoni të vendosur pjerrtas për mbylljen e korsisë ka pasur panele fosforeshente dhe para devijimit është vendosur dhe një tabelë 20 km/h.

DESHMIA E SHOKUT

Para aksidentit, i pandehuri Serxho Martiniani dhe i ndjeri Atjon Zhiti kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga baret e kryeqytetit. Sipas dëshmisë së një tjetër shoku të tyre, gjatë kësaj kohe ata kanë konsumuar edhe pije alkoolike.

“Tedi K., shok i viktimës dhe i të pandehurit, i cili ndër të tjera dëshmoi se së bashku me viktimën Atjon Zhiti dhe të pandehurin Serxho Martiniani, në një grup shoqëror kanë frekuentuar disa lokale të ndryshme natën e ngjarjes përpara se të ndodhte aksidenti dhe se kishin konsumuar pije alkoolike, por se nuk ishin dehur”, citohej dëshmia e tij në vendim.

Sipas Gjykatës, ndonëse ky dëshmitar ka pohuar se dy miqtë e tij të përfshirë në aksident kishin konsumuar pije alkoolike, nga akt-ekspertimi toksikologjik në gjakun e të pandehurit dhe të viktimës nuk është zbuluar prani e alkoolit.

DINAMIKA E AKSIDENTIT

Në akt-ekspertimin autoteknik përshkruhet se segmenti rrugor ku ka ndodhur ngjarja është rrugë interurbane kryesore, ku po kryheshin punime dhe korsia e shpejtësisë ishte e bllokuar, pasi ishin zhvendosur “njuxhersit” prej betoni.

Këto punime shoqërohen me sinjalistikë të përkohshme fosforeshente për të treguar pengesat rrugore.

Në afërsi të vendit ku kryheshin punimet dhe ishte vendosur kjo sinjalistikë, drejtuesi i motorit nuk ka marrë masa për të devijuar drejtimin dhe të rregullonte shpejtësinë në përputhje me pengesat rrugore për shkak të punimeve në rrugë, por ka hyrë në kontakt me to dhe me elementët e lëvizshëm në vendngjarje.

Gjatë tentativës së shmangies së kontaktit me trafikndarësin e betonit, ka dalë jashtë rruge në anën lindore ku futet në tokën e punuar.

Në këtë vend motori është penguar dhe pasagjeri Zhiti së bashku me drejtuesin Martiniani kanë rënë në tokë me forcë dhe rrëshqitur për disa metra.

Panorama/d.i.

Next Post

Skandali i ministrit me masazhatoren, Bes Kallaku nxjerr videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

August 20, 2026
A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

August 20, 2026
VIDEO/ Sulmet masive ruse me raketa e dronë ndaj Kievit, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur!

VIDEO/ Sulmet masive ruse me raketa e dronë ndaj Kievit, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur!

August 20, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

August 20, 2026
Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

August 20, 2026
Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

August 20, 2026
“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

August 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 20, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

August 20, 2026
EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com